24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për grupin e dytë të pjesëmarrësve në trajnimin për ngritjen e kapaciteteve për rishikimin e teksteve shkollore në arsimin e detyrueshëm (klasat 0–9).

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zyrtari komunal për arsim, Nexhat Maçkaj, si dhe trajneri Selim Mehmeti.

Trajnimi është realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në partneritet me organizatën KosEd, me qëllim të përgatitjes së mësimdhënësve dhe profesionistëve të arsimit për të kontribuar në mënyrë profesionale dhe kritike në rishikimin e teksteve shkollore, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe nevojat e nxënësve.

Veselaj-Gjutaj tha  se rritja e cilësisë së teksteve shkollore mbetet ndër prioritetet kryesore të sektorit të arsimit në nivel lokal dhe kombëtar.

“Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të përmbajtjes mësimore dhe rritjes së cilësisë në shkolla. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë procesit”, tha  ajo.

Programi i trajnimeve do të vazhdojë edhe në faza të tjera, me synimin për të ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm të ekspertëve lokalë në fushën e rishikimit të teksteve./PP/

 

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva drejt përfundimit të projektit të sheshit dhe parkingut nëntokësor

Në Malishevë, po shkon drejt përfundimit projekti i ndërtimit të sheshit dhe parkingut nëntokësor, i cili përfshin edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimin...

Grapelandi përforcohet me qendrën amerikane Philbert Weekes

Grapelandi ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të ri për sezonin e ardhshëm, qendrës amerikane Philbert Weekes. Klubi ka bërë të ditur përmes një njoftimi se...

Lajmet e Fundit