24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Balaj: Oferta më e mirë e Nismës, kandidati për kryeministër Fatmir Limaj

Ish-deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi, në një debat në televizionin e Dukagjinit, ka cilësuar kandidaturën e kryetarit të saj Fatmir Limaj si ofertën më e mirë nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

Ajo e ka vlersuar lart rolin dhe angazhimin e Limajt në unifikimin e forcave dhe spektrin politik kur në pyetje janë temat dhe çështjet me rëndësi për vendin.

“Platforma apo oferta programore e koalicionit Nisma-AKR-PD, tashmë është duke u punuar nga ekpertet tanë. Mirpo, oferta më e mirë që po i ofrojmë qytetarëve dhe vendit është kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj”, ka theksuar Balaj Halimi në TV Dukagjini!

Mes tjerash, Balaj ka ripërsëritur mesazhin e Limajt, që partitë politike të kursehen në premtimet e tyre, ngase kur po viejnë në pushtet as përsëafërmi nuk po i realizojnë.

“Nisma ndryshe nga partitë tjera, asnjëherë nuk ka premtuar, në çdo fushatë që ka shpalosur programin dhe ofertën e saj. Nisma me aq sa ka pasir mundësi dhe pushtet e ka realizuaar pothuajse në tërësi” ka thënë Balaj-Halimi në TV Dukagjin.

Më Shumë

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit