16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Besnik Bislimi tregon se si dhe kush mund të përfitojë nga pakoja e emergjencës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka treguar se kush dhe si mund të jetë përfitues i kësaj pakoje.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon emergjente që kap vlerën e mbi 170 milionë eurove.

Por, jo të gjithë kanë informacione se kush mund të jenë përfitues të kësaj pakoje.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka sqaruar se masat e parë i takojnë skemës sociale dhe pensioanle.

Nga kjo skemë që vlenë për 3 muajt në vijim përfitojnë 99 mijë përfitues kurse nga skema e pensioneve afër 200 mijë pensionistë.

Në një intervistë në Infokus, Bislimi ka thënë se këtu hynë edhe qytetarët që i realizojnë të ardhurat e tyre përmes aktiviteteve ditore.

Edhe punëtoret që e humbin punën  në këtë situatë do të përfitojnë nga skema në fjalë, 130 për tre muajt në vijim.

Po ashtu do të përfitojnë edhe ata punëtorë që nuk kanë qenë të regjistruar në kompanitë përkatëse.

Pjesa e dytë janë të amvisërisë, që janë prekur nga masat e Qeverisë.

Po ashtu kompanive të prekura nga kriza me Koronavirus do u mbulohet qeraja deri në 50 %, varësisht prej kërkesave.

Bizneset që nuk kanë punëtorë të regjistruar, por e kryejnë këtë obligim dhe u bënë kontratë 1 vjeçare, atutomatikisht bëhen pjesë e skemës dhe marrin pagën minimale 130 euro për 2 ose 3 muajt e ardhshëm.

Në skemën e 3’të hyjnë përfitues të caktuar të sektorit privat.

Më Shumë

Lajmet e Fundit