16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja.

Të dhënat janë konfirmuar nga IKSHKP, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Personi që ka ndërruar jetë sot, është I.Bytyqi (1932), nga fshati Kërvasari, i cili dje ishte konfirmuar se është i prekur me COVID-19, ndërsa rastet e reja të konfirmuara sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Damanek, dhe nga 1 rast në fshatrat Carallukë, Banjë, Ngucat, Llazicë dhe Bubavec.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 47 raste, ndërsa i vdekjeve është 10 raste. Deri më tani janë shëruar 98 persona.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit