-2.4 C
Prizren
E martë, 1 Dhjetor, 2020

“Burdushi” nuk e pranon fajësinë për mashtrim dhe pasurim të kundërligjshëm deri në një milion euro

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, të premten, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 shtator 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Peqanit i njohur me nofkën “Burdushi” për shkak të veprës penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpërlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.

Pas mohimit të akuzave nga ana e “Burdushit”, kryetari i trupit gjykues Arben Hoti ka udhëzuar mbrojtjen që deri para shqyrtimit të dytë mund të paraqesin kundërshtimet për provat e cekura në aktakuzë dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Të pranishëm në këtë shqyrtim fillestar ishin, prokurorja speciale Merita Bina-Rugova dhe avokatët mbrojtës të të akuzuarit, Durim Osmani dhe Feim Alaj.

Seanca e shqyrtimit të dytë është caktuar të mbahet më 18 nëntor 2020 në ora 13:00.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë ti paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3000 euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpërlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Prizren, 20 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse...

Prizren, 30 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste,...

Dhjetë persona në Suharekë bëhen llom, gjuajnë edhe me armë zjarri

re persona në Suharekë kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga shtatë të tjerë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes...

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Vdiq në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të...

Bislimi: Avdullah Hoti s’ka tru për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka tru për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas tij, projektligji për rimëkëmbje ekonomike është...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Në Kroaci 57 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 48

Në Kroaci 57 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 2919 të infektuar të...

Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

Ish-nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë. “Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët,...

Babai nga Prizreni lajmëron djalin në polici: Më ka rrahur disa herë

Policia e Kosovës është njoftuar dje se një person ka ushtruar disa herë dhunë fizike ndaj babait të tij, raporton Gazeta Express. Viktima (babai) e...

Prizren: Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit...

Hebrenjtë e Çamërisë – një tragjedi e njëjtë si shqiptarët

Nga: Arben Llalla Se kur kanë ardhur hebrenjtë në Epir, saktë nuk dihet, ndërsa ka histori e legjenda të ndryshme. Njëra nga legjendat thotë se...

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari nga Malisheva e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, i cili fillimisht u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer, ka...

Joe Biden rrit numrin e votave aty ku Trump kërkoi rinumërimin e tyre

Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me...

Paralajmërohet përfundimi i gjysmë vjetorit të parë më herët se që ishte planifikuar

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend...

Lajmet e Fundit

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Bashkëshortja e Ronaldos “pushton” Instagramin

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk nguron të postojë në rrjetet sociale format e trupit të saj. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...