U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar për dhunë në familje, por gjatë kontrollit fizik u kap edhe me narkotikë.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari  ishte shoqëruar në stacionin policor pas dyshimeve për përfshirje në një rast të dhunës në familje.

Mirëpo, gjatë kontrollit ndaj tij, zyrtarët policorë zbuluan dhe sekuestruan një sasi prej 10 gramë të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas ndërhyrjes së hetuesve të DHTN-së dhe intervistimit të të dyshuarit në prani të avokatit, prokurori i shtetit urdhëroi ndalimin e tij për 48 orë, për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa për posedimin e drogës procedura do të vazhdohet në rrugë të rregullt.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit