24.2 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

“DokuFest” – urë lidhëse për nxitjen e mendimit kritik nëpërmjet filmave

Kur shkollat u mbyllën dhe nisi mësimi online, stafi i programit edukativ të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, udhëhequr nga departamenti i “DokuLab”, iu përveshën punës. E bënë të qasshme 100 për qind platformën e tyre online. Ishte një lehtësim për mësimdhënësit që për shkak të pandemisë u ballafaquan me sfidat e mësimdhënies në distancë. Atyre iu bë më e lehtë qasja në filmat e prodhuar nga “DokuFesti”. Qëllimi ishte i thjeshtë: përdorimi i mjeteve audiovizuale për zhvillimin e mendimit kritik, diçka që ka filluar që të zbatohet me intensitet dy vjetët e fundit. Në këtë formë mësimdhënësit përmes platformës online mund të kenë qasje në mbi 30 filma dokumentarë. E këtë mundësi janë duke e shfrytëzuar disa shkolla.

Drejtori i “DokuLab”, Eroll Bilibani, ka thënë se “DokuFest” shërben si lehtësues në këtë proces, duke siguruar filma dokumentarë që ndihmojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve, me një kujdes të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe analitik. Ai ka treguar se gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë ata kanë organizuar sesione të rregullta të shfaqjes së filmave në shkolla, duke përdorur filmat e prodhuar përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit Dokumentar “DokuFest”, sikurse edhe filmat e tjerë që janë siguruar nga produksionet e njohura ndërkombëtare.

Në mesin e filmave që janë të qasshëm në platformën online është edhe filmi dokumentar “Kosova Trans” nga Albrim Isufi. Filmi sjell rrëfimin për një transgjinore 18-vjeçare në Kosovë dhe rrugëtimin, betejat e transformimin e saj. Debati për këtë film përqendrohet në pranimin dhe të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Në platformë është edhe filmi dokumentar “Burrë”, nën regji të Dafina Dakës, koncepti i të cilit është ngritja e vetëdijes ndaj maskulinitetit toksik, e që çon në pasoja emocionale, siç janë depresioni, agresioni, vetëvlerësimi i ulët, demotivimi e konfuzioni në vendimmarrje sidomos në zgjedhjen e karrierës. Filmi nxit diskutime mbi stereotipizimin gjinor dhe rreziqet e të pasurit punë me specifika gjinore. Në mesin e filmave që janë të qasshëm është edhe filmi “Nën duvak” nga Entela Hoxha, që përqendrohet në martesat e hershme, e “Ergys” nga Rina Celina, që nxit diskutim për rëndësinë e aspektit ekonomik për lumturinë.

Bilibani ka thënë së kjo metodologji, e cila u mundëson mësimdhënësve përdorimin e mjeteve audiovizuale për mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë, ka gjetur zbatim në një numër të konsiderueshëm të shkollave anembanë Kosovës. Saktësisht në shkolla të mesme të larta në Komunat e Prizrenit, Gjakovës, Lipjanit, Gjilanit, Ferizajt, Suharekës e Podujevës./Koha Ditore

- Advertisement -

Më Shumë

100 mijë euro për Parkun e Dëshmorëve në Suharekë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kuçi e Muharremaj, përpos bisedave për projektet...

Haskuka: Na ka marrë malli t’i dëgjojmë zërat e nxënësve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Ai, kërkon nga ata që t’i respektojnë masat kundër pandemisë. “E di se...

Aleksandër Lumezi me gjashtë vende pune, merr mbi 50 mijë euro të buta në vit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, aktualisht ushtron gjashtë funksione. Përveç pagës që merr nga Prokuroria e Shtetit, ai merr pagë edhe si anëtar i...

Haskuka: Kalldrëmi nuk është zëvendësuar me kubëza e as asfalt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se asnjë rrugë apo rrugicë që ka qenë e shtruar me kalldrëm nuk është mbuluar me kubëza apo...

Prizren, 3 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra...

Tentim vrasje në Prizren

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prizren. Viktima ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me veture një person ka shtënë me...

Mbi dy mijë raste aktive me koronavirus, në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ishte thuajse gjatë gjithë kohës nën 100. Teksa muajt e kaluar numri i të infektuarve...

Rasti i vdekjes së Agon Musliu, javën e ardhshme intervistohet ish-ministri Vitia

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë se Republikës se Kosovës ka pranuar materialet nga...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Trumpi nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në...

Sot nis faza e parë e vitit të ri shkollor

Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës do të fillojë faza e parë e vitit të ri shkollor. Bazuar në vendimin...

950 zyrtarë të lartë publike do t`i nënshtrohen kontrollit të pasurisë

Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre....

Polici nga Suhareka rrah gruan e vëllait

Një grua në Suharekë ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar nga vëllai i burrit të saj, i cili është zyrtar në Policinë e...

Trump: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati për disa javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar në një intervistë në “Fox & Friends” mund të aprovohet një vaksinë kundër COVID-19 brenda disa javësh. “Unë nuk...

Pronarët e shtëpive tradicionale brenda Qendrës Historike të Prizrenit të përkrahen me investime

  Javëve të fundit janë raportuar punë ndërtimore të paligjshme në Qendrën Historike të Prizrenit (QHP). Disa nga këto ndërhyrje janë bërë edhe nga pronarët...

Gashi thotë se Qeveria Hoti është e dëmshme sikur Qeveria Kurti

Anëtari i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se do ta votojnë mocionin e VV’së, por nuk do ta nënshkruajnë atë. Duke folur në emisionin DPt...

Lajmet e Fundit

Zonja Djordjevic i vë flakën rrjetit me foton topless

Gruaja e futbollistit të Veronës Filip Djodjevic, modelja e njohur Jovana Djordjevic është shumë aktive në rrjetin social Instagram. Modelja publikon herë pas here foto...

Covid 19/ Britania në gjendje alarmi, urdhëron spitalet të sigurojnë shtretër shtesë

Spitalet në Britani janë njoftuar të sigurojnë shtretër shtesë pasi një valë e dytë nga pandemia e Covid 19 pritet të vijë së shpejti,...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Personi i kërkuar është arrestuar dje në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren...

Lëndohet një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar në Prizren. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës. “Është raportuar se viktima ka pësuar lëndime të renda trupore...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...