6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dragash: Kryeministri Hoti premton mbështetje për prodhuesit

Gjatë një vizite nëpër bizneset e komunës së Dragashit, kryeministri Avdullah Hoti the se qeveria e tij është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit vendor veçmas pas krizës së shkaktuar pandemia.

Kryeministri Hoti tha se pas miratimit buxhetit të rishikuar tashmë kanë nis përgatitjet që të implementohet edhe Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të përkrahen bizneset që janë të prekura nga Covid-19.

“Buxheti është miratuar në lexim të dytë dhe është miratuar edhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne tash kemi lluar punën dhe ministritë e resorëve të ekonomisë janë duke përgatitur krejt udhëzimet dhe vendimet e nevojshme në mënyrë që Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike ta shpërndajmë së më shpejt”, theksoi Hoti.

Pronari i një fabrike të mishit në Dragash, Burim Piraj ka thënë se pandemia i ka shkaktuar humbje të mëdha në investime dhe prodhim. Piraj tha se me gjithë vështirësitë, po ia dalin që mos të largojnë asnjë punëtorë nga puna dhe t’i paguajnë tatimet ndaj shtetit.

“Diku 15 përqind më pak se pritjet që i kemi dhe po ashtu na u kanë stopua investimet. Pra, pandemia na i ka shtyrë investimet që ishin dashur të bëhen në mars-prill. Por, po mundohemi me ia dalë. Asnjë punëtorë se ka humbur vendin e punës. Detyrimet e shtetit nuk kemi mundur me i paguar me rregull, mirë i kemi përmbushur”, theksoi Piraj

Kryeministri po ashtu ka vizituar edhe fermerët e kësaj komune, ku premtoj mbështetje për ta.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit