14.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

‘Ec Ma Ndryshe’ vlerëson se vendimmarrja e kryetarit të Prizrenit më 2020 është jotransparente

Vendimmarrja e kryetarit të Komunës së Prizrenit gjatë dy muajve të parë të vitit 2020 është jotransparente për publikun.

‘EC Ma Ndryshe’ përkujton se dy vite më parë, pas kërkesës së aktivistëve të shoqërisë civile për hapjen e mbledhjeve të qeverisë komunale të Prizrenit, kryetari ishte zotuar se të gjitha vendimet do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës.

Kjo OJQ ka përcjellë publikimin e këtyre vendimeve prej fillimit të këtij viti. Në ueb faqen e Komunës së Prizrenit deri në fillimin e javës së fundit të muajit shkurt janë publikuar numër simbolik i vendimeve të kryetarit, përkatësisht 8 vendime. Ndërsa më 25.02.2020 në ueb faqen e Komunës figuronte vetëm një vendim i kryetarit, i publikuar më datë 06.02.2020, gjë që mund të jetë shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në funksionimin e ueb faqes zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe zhvillime politike lidhur me përbërjen e qeverisë komunale, që kanë krijuar dilema, të cilat duhet të qartësohen sa më parë për publikun dhe vendimmarrja të bëhet publike për qytetarët. Ndërkohë takimet e Ekzekutivit lokal kanë mbetur të mbyllura për gazetarët e monitoruesit e shoqërisë civile, derisa sipas raportimeve në media ato nuk janë mbajtur me muaj të tërë.

Sipas gjetjeve të raportit të monitorimit “Progresi në zotimet për qeverisje të mirë 2 vite pas” të organizatës Demokracia Plus (D+) në periudhën janar-tetor 2019, Komuna e Prizrenit ka publikuar 311 vendime të kryetarit, por me mesataren prej 44 ditëve, është komuna e cila më së shumti vonon publikimin e vendimeve të Kryetarit nga data e marrjes së tyre, krahasuar me komunat e Prishtinës, Ferizajit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Për këto arsye, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që menjëherë të ndërmarrë masa për përmirësimin e transparencës lidhur me vendimet e kryetarit të Komunës, meqenëse edhe legjislacioni në fuqi parasheh që të gjitha vendimet e kryetarit të Komunës që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës. Njëkohësisht EC vlerëson se informata lidhur me vendimmarrjen e Kryetarit të Komunës, duhet të jepet me kohë, të jetë relevante, e saktë dhe e plotë, që të mund të përdoret në mënyrë efektive.

EC gjithashtu i bën thirrje kryetarit të Komunës që të rishqyrtojë vendimin e tij rreth takimeve që i zhvillon me drejtorët e tij, ashtu që të lejojë pjesëmarrjen e gazetarëve dhe monitoruesve të shoqërisë civile në këto takime.

- Advertisement -

Më Shumë

Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur...

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë

“Rrimë bashkë, sepse të dy kemi koronavirus”, e dashura Dybalas tregon ditët në karantinë Oriana Sabatini, e dashura e argjentinasit Paolo Dibala, ka folur...

Paratici: Futbolli do bëhet si NBA, kriza “asist” për klubet gjermane

Coronavirusi do të ndryshojë futbollin. Kjo periudhë që ka bllokuar gjithçka, sjell krizë ekonomike dhe nga kjo nuk shpëtojnë as klubet më të mëdha...

32 të prekur nga Covid 19 në Malishevë, qytetarët po rrezikohen nga tollovia në markete pas orës 16:00

Mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë, duke bërë që numri i rasteve në këtë komunë të shkojë në 32....

Edhe 8 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, në total 71 të infektuar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, nga 34 mostra të testuara, janë konstatuar pozitive tetë raste të reja me koronavirus. Rastet e konfirmuara pozitive,...

Icardi refuzon Realin për këtë skuadër

Sipas medieve spanjolle futbollisti i Interit, Mauro Icardi ka refuzuar transferimin në Spanjë pasi që po dëshiron të kaloj te skuadra e Juventus. Futbollisti i...

Abrashi: LDK, patericë e PDK-së, po tentohet krijimi i një puqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që e ftuan seancën e sotme për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”. Sipas...

E hapi lokalin e tij, policia arreston një person në Prizren

Një person është arrestuar dje në rrugën "Jusuf Gërvalla" në Prizren pasi kishite shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lokaleve si...

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 33

Dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33. Njoftohet se rastet e reja janë nga...

Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Malisheva është komuna më e prekur nga virusi COVID-19 me 21 raste të konfirmuara deri më tani. Mëngjesin e së mërkurës, përmes një bisede telefonike...

Ikona e aktrimit Leze Qena, nëpër fotografi

Një prej atyre grave të cilat fytyra u është gjithmonë plot nur e buzëqeshje, Leze Qena i ka bërë ballë sfidave të jetës me...

Qeveria, punëdhënësve: Jeni të obliguar ligjërisht që t’i kompensoni punëtorët për muajin mars

Rreth 280 mijë qytetarë që janë të punësuar në sektorin privat mund të mbesin pa paga për shkak të vendimeve që ka marrë qeveria...

KEDS: Mospagesa e faturave rrezikon furnizimin me energji elektrike

Situata e fundit pandemike është duke e rrezikuar edhe funksionalitetin e KEDS-it dhe KESCO-s. Kjo, pasi kanë rënë në minimum pagesat e energjisë elektrike,...

Në Prizren, 3 persona ndalohen për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Policia rajonale e Prizrenit ka pohuar se organet e rendit janë duke i zbatuar të gjitha udhëzimet e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit. Zëdhënësi i...

Gjendet mjet shpërthyes në Prizren, ndërhyjnë policia dhe FSK-ja

Një qytetar nga Prizreni ka lajmëruar policinë se në afqrsi të lokalit të tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer Rasti ka ndodhur mëngjesin e...

Suharekë/ Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë pasi ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar. Policia ka urdhëruar që...

Lajmet e Fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Abrashi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për vendin. Sipas tij, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike...

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme. Ky proces po ndodh, në kuadër të...

Vitia thotë se pesë persona të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-konference për media ka njoftuar se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu.   Për...