24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Festa e Abetares u festua në Prizren

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar të premten manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.

Në këtë manifestim, të pranishmëve u janë drejtuar me fjalë rasti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini.

Ministri Bytyqi, pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këtë festë të rëndësishme, e cila shënon hapin e parë të fatosave drejt dijes, tha se, ndjehet i lumtur që në këtë ditë festojnë bashkë nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare, brezi i cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.

/Epoka e re/

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit