Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, i cili tha se ky është një hap tjetër drejt përmirësimit të jetës së banorëve në këtë zonë.

“Sonte (dje) një tjetër premtim u bë realitet! Urime për ndriçimin publik, të dashur banorë të Kuklibegut! Hapat e vegjël sjellin ndryshime të mëdha – dhe nuk do të ndalemi me kaq”, ka shkruar kryetari Xheladini. (Shih videon)./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit