-6.1 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Gjashtë vjet pas atentatit, Prokuroria dështon të zbardhë vrasjen e Elvis Pistës

As pas gati gjashtë vjetësh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë vrasësit apo vrasësve të ish-kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Elvis Pistës. Në Prokurorinë e Gjakovës thonë se ky rast mbetet barrë e rëndë, por se edhe pas shumë veprimeve të ndërmarra nuk kanë arritur që ta zbardhin.

Ishte mesnata e 15 qershorit të vitit 2014, kur ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, e qëllua me armë zjarri në oborrin e një restauranti të quajtur “Jaha Petrol”, në Rahovec.

Pista atë natë po festonte ditëlindjen e bashkëshortes së tij, e cila në atë kohë ishte edhe shtatzënë. Bashkë me të kishin qenë edhe dy miq të familjes, të cilët kishin me vete edhe bashkëshortet e tyre.

Plagëve që mori nga pesë plumbat që u shkrepën në drejtim të tij, Pista nuk arriti të iu mbijetojë. Ai ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Rahovecit.

Kallëzimi penal në rastin Pista

Në ditët e para pas vrasjes, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte intervistuar gjithsej 84 persona në cilësinë e dëshimtarëve dhe të dyshuarve, përfshirë edhe gruan dhe shokët që ishin bashkë me të atë natë, për të zbardhur këtë rast, por pa rezultat.

Edhe pak ditë, bëhen plotë gjashtë vite nga dita e vrasjes. Por, edhe pas kaq shumë vitesh, vrasja e tij vazhdon që të mbetet ende mister, meqenëse organet e hetuesisë nuk kanë arritur ende që t’i bien në gjurmë vrasësit apo vrasësve të Pistës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, i ka thënë Gazetës Express se ende nuk ka ndonjë të re rreth këtij rasti.

Deklaron se janë ndërmarrë shumë veprime nga prokurori i çështjes, por se nuk kanë rezultuar me sukses.

“Sa i përket Elvis Pistës shumë veprime janë ndërmarrë nga prokurori i çështjes në bashkëpunim me Departamentin e hetimit të krimeve të rënda, por nuk ka rezultuar me sukses”, ka thënë ai.

Selimaj thotë se ky rast mbetet barrë e rëndë e kësaj prokurorie dhe se do ta trajtojnë më seriozitet çdo informatë që marrin.

“Rasti Pista mbetet barrë e rëndë e kësaj prokurorie, por çdo informacion që e marrim lidhur me këtë rast do ta trajtojmë me seriozitet”, thuhet në përgjigjet e Selimajt drejtuar Gazetës Express.

Hashim Thaçi dhe Elvis Pista gjatë fushatës zgjedhore

Ndërkohë, familjarët të Pistës kanë drejtuar gishtin tek strukturat shtetërore dhe njerëz nga drejtësia, me akuzën se po duan ta stopojnë zbardhjen e rastit.

Nëna e Elvis Pistës, Hidija, ka treguar se kanë kërkuar që rasti të kaloj në Prokurorinë Speciale, mirëpo ka thënë se për këtë kërkesë nuk janë mirëpritur.

“Ju e dini që rasti trajtohet nga Prokuroria e Gjakovës. Me vajzën time, Beatrisën kemi qenë tek prokurori Ali Ukaj për të tërhequr lëndën dhe ta dërgojmë në Speciale, mirëpo nuk jemi mirëpritur për këtë”, ka treguar ajo.

Sipas saj, dikush po dëshiron që të mos zbardhet ky rast.

“Elvisi më 15 qërshor të vitit 2020 i bën gjashtë vite nga vrasja. Është shumë e qartë që këtë rast dikush ose disa po e stopojnë, duke filluar nga prokuroria e Gjakovës. Nga ana tjetër kemi angazhuar avokatin e familjes, Arianit Koci, që të përcjellë ecurinë e rastit te krimet e rënda, por as avokatit nuk i kanë dhënë hapësirë të ketë qasje në rast”, ka deklaruar nëna e Elvisit për media para disa muajsh.

Elvis Pista, ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohej si njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm nga Rahoveci.

Për një kohë, ai kishte punuar edhe në Post-Telekomin e Kosovës. Në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, saktësisht një javë para se të vritej, ai kishte dalë si personi i dytë më i votuar në Rahovec nga partia e tij./Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

186 milionë euro u tërhoqën nga Trusti

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove. Ndërkaq, deri në javën...

Zhduket një vajzë në Prizren

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast zhdukje në komunën e Prizrenit. Sipas raportit thuhet se dje rreth orës 18:00,...

Vëlla e motër nga Rahoveci e bëjnë për spital motrën e tyre

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër, raporton Express Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës...

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia të hënën dënoi 446 qytetarë

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 446 tiketa për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë COVID-19. Policia po ashtu...

Ura e fshatit Rogovë rrezikon të shembet, ndalohet qarkullimi (FOTO)

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë. Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve...

Është “babai” i vaksinës, por ende nuk e ka marrë për vete

Gjermano-turku Ugur Sahin, CEO i BioNTech, u bë i njohur në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si personi që ndezi shpresën për...

Nisma në Prizren çmon rolin e gruas në politikë

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami dhe sekretari organizativ, Mevludin Krasniqi kanë zhvilluar një takim me degën e këtij subjekti politik në Prizren. Kryetari...

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka...

Vedat Muriqi triumfon në derbin e madh kundër Romës

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A. Bardhëekaltërit ishin më të disponuar...

Lingardi kërkohet nga Inter

Jesse Lingard është duke u kërkuar nga Interi, raporton “Mirror”. Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit është paraqitur shumë pak këtë stinor dhe pritet të largohet...

VV shpallë zgjedhjet e brendshme për deputetë, mund të kandidojnë të gjithë anëtarët

Reshjet shkaktuan dëme në bujqësi dhe ekonomi familjare në Rahovec Subjekti politik VV ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë. Kjo është bërë e...

Prizren: Dështon të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit se ka kryer rrëmbimin e një vajze para 20 viteve

Të hënën, në Gjykatën Themlore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Palla, i dyshuar që ka kryer veprën...

1600 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, shumica për përdorim të tepruar force

Numri i ankesave të qytetarëve ndaj sjelljeve të zyrtarëve policorë po shkon duke u shtuar. Përgjatë vitit 2020 Inspektorati i Policisë ka pranuar gjithsej...

Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

Blerim Kuçi ka ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit të Ekonomisë. Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për Express se kryeministri Avdullah Hoti ka...

Shtyhet greva në arsim, të hënën nis gjysmëvjetori i dytë

Greva në arsim e paralajmëruar për javën e ardhshme është shtyrë të paktën edhe për një javë. Vendimin e ka marrë Këshilli drejtues i...

3 kushtet e reja për tu bërë pjesë e Policisë, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë...

Lajmet e Fundit

Lista e plotë e AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),. Kësaj liste i prin kreu i...

Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe...

Ish-kryeprokurori kandidat i LDK-së për deputet nga Prizreni

Ish-kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është kandidat i LDK’së për deputet. Hoxha është renditur i 100...

Kandidaturat e reja të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, pas aderimeve të analistëve dhe profesorëve, ua ka siguruar nga një numër shumicës së prurjeve të reja në listën e...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...