-5 C
Prizren
E enjte, 26 Nëntor, 2020

Haradinaj: Faji për mosformimin e Qeverisë bie tek Vetëvendosja

Gati dy muaj pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion qeverisës. Madje zyrtarë të këtyre dy partive këtë javë kanë ashpërsuar komunikimet me njëri-tjetrin duke drejtuar akuza dhe kundër akuza për dështimin eventual të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Tërë këtë zvarritje të procesit për krijimin e Qeverisë, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, fajin ia hedh Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se e tërë kjo tingëllon më shumë si mos gatishmëri e tyre për të udhëhequr institucionet.

“Zvarritja e krijimit të institucioneve më së shumti e godet qytetarin e Kosovës e më së paku partitë e dala fituese ose më saktësisht bartësin e këtij procesi, LVV-në si partia e parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problemi i LVV-së dhe LDK-së.

“Ndarja e përgjegjësive nuk duket të jetë problem i tyre, më shumë tingëllon mos gatishmëria e tyre për të udhëhequr institucionet në këtë etapë tepër me rëndësi që po kalon vendi ynë”, u shpreh Haradinaj për Telegrafin.

Më tej shef i grupit parlamentar dhe deputeti i AAK-së, theksoi se Qeveria do të krijohet, mirëpo shtrohet pyetja se “a do të shkojmë në zgjedhje?”.

“A po shkojmë në zgjedhje? Ose a po e kryeni detyrën për çka u mandatuat nga vota e popullit? E tërë përgjegjësia shkon tek LVV-ja pasi që doli e para”, tha Haradinaj.

Ndryshe dje, lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku ka shprehur keqardhjen e tij për ndërprerjen e takimeve.

Madje në këtë letër Kurti ia përmend Mustafës edhe çështjen e kryetarit të Kuvendit, ku i thënë se nëse janë pishman për kryeparlamentarin mund të iniciojnë shkarkimin e tij.

E Mustafa ka thënë se asnjëra parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë.

Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK-së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Haaland fiton çmimin ‘Golden Boy’ 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari më i ri premtues në botë. Ky...

Për 10 ditë, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2 mijë e 45 dënime mandatorë, si...

Pirlo: Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico

Alvaro Morata duket se ka rilindur. Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin. Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që...

Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në...

Prizreni do bëhet me shtatore të Adem Jasharit (VIDEO)

Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e ish-komandantit legjendar Adem Jashari. Vendimin për ndërtimin e një shtatoreje të tillë, e nxori asambleja komunale....

Trump nxjerr SHBA-në nga traktati ushtarak me Rusinë e NATO-n

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur...

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Liverpool

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga skuadra nën-23 e Liverpool-it. Sipas Liverpool Echo, futbollistët në fjalë janë Yasser Larouci, Caoimhin Kelleher, Liam Millar, Owen Beck,...

“Burdushi” kundërshton aktakuzën për mashtrim dhe pasurim të kundërligjshëm deri në një milion euro

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Durim Osmani ka kundërshtuar, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur të...

Rreth 80 mijë qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-Covid për tre muaj

Më 26 gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot që janë më pak...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Lista e plotë e nominimeve për çmimet e “Grammy Awards 2021”

Për herën e 63-të me radhë do të mbahet evenimenti i “Grammy Awards”, me tridhjetë e një janar të vitit 2021, shkruan KultPlus. Ndër këngëtaret...

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

Policia në Prizren kontrollon 89 lokale dhe shqipton 173 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit në bashkëpunim me Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin...

Pasi vdes, një person nga Malisheva konfirmohet pozitiv me Covid-19

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se një person i cili ka vdekur dhe është varrosur, sot ka dalur pozitiv me virusin Covid-19. “Sot...

Qeveria planifikon 182 milionë euro në Pakon e Dytë të Rimëkëmbjes

Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime që ta hartojnë planin për Pakon e Dytë të Rimëkëmbjes...

Prizren, 210 punëtorë shëndetësorë e kanë kaluar koronavirusin, 30 ende janë aktivë

Dyqind e dhjetë punëtorë të shëndetësisë primare në Prizren e kanë kaluar koronavirusin. Ndërkaq, 30 janë aktivë me trajtim mjekësor. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha...

Lajmet e Fundit

Nait Hasani infektohet me COVID-19

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi...

Latifi: Rahoveci nga pandemia ka pësuar dëme në vlerë 54 milionë euro

Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus. Kryetari Smajl Latifi tha për...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Të dielën u “vetë-rrëmbye”, të hënën u martua – historia interesante e 28 vjeçarit nga Malisheva

Të dielën që lamë pas, një i ri nga Malisheva u raportua si i zhdukur. Familjarët e 28 vjeçarit nga fshati Rud iu drejtuan Policisë...

‘Po vdesim’, spitalet të tejmbushur me pacient, kaos në SHBA nga pandemia

Pasi goditi qytetet e mëdha të SHBA-së në pranverë, COVID-19 tani ka përfshirë Amerikën rurale dhe qytetet e vogla, duke depërtuar në çdo cep...