14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Haskuka “kërcënohet” me protesta

Me opozitën e para 3 vjetëve, Mytaher Haskuka kërkonte dorëheqjen e zyrtarëve me aktakuza në komunë e Prizrenit që udhëhiqej nga Ramadan Muja.Tani, kryetari i qytetit të dytë më të madh në vend, mund të ballafaqohet me protesta, pikërisht për të njëjtën arsye, raporton KTV.

Fotografia është publikuar nga grupi Qytetarët Aktivë, që kishin organizuar një sërë aksionesh kundër qeverisjes së kaluar, duke kritikuar heshtjen pas tri aktakuzave për tre drejtorë në Prizren.

6 organizata nga shoqëria civile, ia kanë kërkuar Haskukës shkarkimin e drejtorëve me aktakuza.Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se nga Haskuka kërkojnë që të respektojë zotimin e dhënë para se të marrë mandatin për qeverisje me njerëz pa aktakuza.Nëse nuk bëhet shkarkimi i tyre, Cahani nuk ka përjashtuar protestat.

Aktakuzat ndaj drejtorëve të kësaj komune, janë ngritur më 3 dhjetor.Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit për të marrë qëndrimin e tij, pas kërkesës që i është bërë nga shoqëria civile për largimin nga qeverisja të drejtorëve me aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në gusht të këtij viti, një tjetër drejtor i kësaj komune, ai për Ekonomi dhe Financa, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Më Shumë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Lajmet e Fundit