17.6 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër për të cilën beson se është më e lartë realisht.

“Kemi 100 raste aktive në Prizren nga mbi 300 persona që kanë qenë të infektuar në periudha të ndryshme kohore. Kohën e fundit janë duke u bërë teste vetëm personave që kanë simptoma të rënda të Covid-19. Mendoj që ka shumë më shumë persona të infektuar. Nga 8 të testuar dje dolën 7 pozitivë.”

“Kur patëm infektime në polici kemi pasë 100 testime në ditë dhe kanë dalë pozitivë 5 deri në 10 persona. Në muajin e fundit që nga 1 qershori kemi më pak testime, por më shumë raste pozitive”.

Haskuka tha se duhet të rritet numri i testimeve nëse dëshirohet të kontrollohet përhapja e pandemisë.

“Kemi punëtorë edhe brenda komunës që kanë simptoma dhe për ata kemi kërkuar që të testohen, por ata po e lënë për ditët në vijim. Kemi raste që edhe unë si kryetar kam kërkuar që të bëhen testimet. Duhet të shikojmë mundësinë për rritjen e testeve në Kosovë, sidomos në Prizren. Kemi shumë më shumë raste pozitive se sa që janë raportuar”.

Komuna që e udhëheq ai është futur në kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 dhe sipas tij qytetarët në këto dy ditë po tregohen të respektueshëm ndaj vendimit, njofton Klan Kosova.

“Pas lehtësimit të masave ka pasë një relaksim të qytetarëve si në gjithë Kosovën ku ata s’i kanë respektuar rekomandimet e IKPSHK-së, por që nga momenti që është vendosur kufizimi i lëvizjes”.

Haskuka në Edicionin Special të Klan Kosovës tha se dje kur edhe hyri në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes u dhanë vetëm vërejtje, por tash e tutje policët janë aktivizuar për të shqiptuar gjoba.

“Inspektorati dhe policia kanë qenë në aktivitet së bashku. Dje kemi dhënë vërejtjet sepse ka qenë masa e parë, edhe më herët kemi vepruar njëjtë, nëse s’janë respektuar vërejtjet kanë shkuar në gjoba. Nga hera e kaluar kemi 400 raste që i kemi denoncuar në prokurori sipas ligjit për urgjenca të shëndetit publik sepse janë vepra penale. Dje edhe sot s’kemi pasë probleme shumë siç shihet në qytet. Qytetarët janë duke i respektuar masat”.

- Advertisement -

Më Shumë

Vdes një person nga Prizreni në QKUK

Një person ka vdekur në Prizren si pasojë e lëndimeve trupore që kishte pësuar gjatë kontrollimit të një objekti. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK,...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...

Avdyli: Covid-19 do të prodhojë analfabetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se koronaviursi COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate. Ndër to,...

Modelja e njohur nuk përmbahet

Që kur ka vendosur të kalojë kohë vetëm, ajo nuk resht së bëri poza sensuale, si për t’i thënë fansave në Instagram që nuk...

Mozzik flet pasi iu ndërpre dje turneu për promovimin e albumit

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës për ta promovuar albumin e tij më...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Viti i dështuar në Prizrenin turistik

Virusi ka ndikuar që vera e sivjetme të jetë shumë më ndryshe edhe në Prizren. Më e zbrazët, më e varfër dhe më e...

Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pezulluar protestën e paraparë për nesër. Ky vendim i kësaj federate vjen pas takimit me ministrin e...

Televizioni dhe biznesi, çfarë po ndodh me Ilda Bejlerin

Prej disa muajsh, moderatorja e programeve sportive, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë...

I jep fund aventurës me Chelsean, Willian zyrtarisht e konfirmon largimin

Willian i ka dhënë fund aventurës me Chelsean. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes rrjeteve sociale, duke mos treguar destinacionin e mundshëm. 32-vjeçari ka zhvilluar...

Ditë të zeza për bizneset në Kosovë

Ekonomia kosovare po kalon në turbulencën më të thellë që nga paslufta për të cilën asnjëherë as ndërmarrësit, e as institucionet shtetërore nuk janë...

Sulmohet fizikisht tekniku mjekësor i Spitalit të Prizrenit

Është sulmuar fizikisht një teknik mjekësor i Spitalit të Prizrenit. Rrahja ka ndodhur dje. Rasti është raportuar nga Policia e Kosovës. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur...

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Kosovarët s’i ndahen detit: Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë në Vërmicë

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave. Kosovarët edhe në këtë fillimjavë ia kanë...

Ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se janë përcaktuar tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie për vitin e...

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë...

Lajmet e Fundit

Tensionet në Mesdhe në pikën kulmore, roja bregdetare greke qëllon anijen turke

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Çeku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...