16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Hetohen sulmuesit dhe kërcënuesit e TV “Besës” dhe TV “Prizrenit”

Sulmi ndaj ekipit të TV “Besës” dhe TV “Prizrenit”, që ndodhi teksa po përcillnin rrënimin e objektit  të “Abi Çarshisë”, do të hetohet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala tha se sulmet ndaj gazetarëve janë prioritet për prokurorinë.
“Prokuroria i ka dhënë prioritet shumë të madh veprave penale ndaj gazetarëve. Kemi prokuror të caktuar vetëm për vepra penale kundër gazetarëve”, tha Shala, shkruan “PrizrenPress”.

Gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e objekteve “Abi Çarshia”, persona të panjohur kanë kërcënuar e sulmuar kameramanin e televizionit TV “Besa” dhe TV “Prizrenit”.

Ata kanë insistuar që të mos lejohet xhirimi në prani të policëve.

Ndaj këtyre sulmeve, falje gazetarëve i ka kërkuar vetë pronari i “Abi Çarshisë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka reaguar sot ndaj sulmit të ekipeve të këtyre dy televizioneve në Prizren.

“AGK vlerëson se sjellje të tilla nga çfarëdo grupi i interesit janë të papranueshme, dhe të patolerueshme. Pengesat në punën e gazetarëve dhe punonjësve medial duhet të ndalen dhe trajtohen me prioritet nga organet e rendit”, thuhet në reagim të AGK-së.

“AGK u bënë thirrje të gjithë punonjësve medial që të kryejnë me profesionalizëm dhe etikë detyrën prej gazetari dhe njëkohësisht të raportojnë për çdo shkelje dhe keqtrajtim që iu bëhet derisa kryejnë detyrën”./PrizrenPress.com/

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/468887900337280/

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit