21.9 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Hoti bën diagnozë nga distanca: Me gjasë kushdo që ka marrë pjesë në tubimet e mbrëmshme është prekur me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kushdo që ka marrë pjesë nëpër qendrat në kundërshtim me vendimet e Qeverisë me gjasë është prekur nga COVID-19.

Nuk ka treguar nëse ka bërë ndonjë testim, matje shkencore, por ka folur me tahmin.

“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në Fb.

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes

Ai ka paralajmëruar se kollapsimin e sistemit shëndetësor nëse vazhdon rritja e numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

“Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim”, ka shkruar Hoti.

Mbrëmë, Express, ka raportuar se si në një qendër në Prizren, qindra njerëz ishin mbledhur për të pirë kafe.

Pamjet e tilla i ka komentuar edhe Shefi i Qeverisë, i cili ka marrë vendime se s’lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë, Hoti lëshoi akuza se Policia dhe Inspektoratet nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë.

Ndërsa, tash, Shefi i Ekzekutivit ka thënë se policia dhe inspektorët janë në terren por s’mund të bëjnë roje për secilin person.

“Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët”, ka shtuar ai.

Ai ka rekomanduare qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mos përshëndeten me dorë, të ruajnë distancën.

“DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina”, ka shkruar kryeministri.

- Advertisement -

Më Shumë

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Dëmet nga reshjet e shiut në Suharekë, Muharremaj sot del me vendim për vlerësimin e tyre

Janë shkaktuar dëmë të shumta, nga reshjet e shiut mbrëmë në Komunën e Suharekës. Kryetari, Bali Muharremaj sot do të dal me një vendim për...

Prizren, pesë persona arrestohen për drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të premten, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike, raporton PrizrenPress. Sipas policisë pesë...

Pse e dashurojnë Kadarenë, francezët?

Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, nga shqiptari Ismail Kadare,...

Puna nga shtëpia po e nxjerr “jashtë mode” jetesën urbane

Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Barigazzi Rreth 700 vjet më parë, qyteti i Sienës në rajonin e Toskanës në Itali, ishte një qendër...

Prizren, 593 të infektuar me koronavirus, 25 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në...

Cilat janë telashet e koalicionit LDK-AAK?

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë në pah mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë...

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

Një person në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person nga fshati Gjinovc i Suharekës nuk e ka respektuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vetizolim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të...

ZYRTARE: Barcelona prezanton transferimin e parë këtë verë

Barcelona ka njoftuar për nënshkrimin e parë gjatë këtij afati kalimtar të verës. Futbollisti Gustavo Maia ka nënshkruar kontratë që e mban në Spanjë deri...

I strehoi vite më parë: Vlora do të ketë Muzeun e Hebrenjve

Në zonën e rilindur të Vlorës, do të jetë së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve – është lajmi i bërë me dije...

Familja Beqiri nga Dragashi në hall me sëmundje dhe skamje (VIDEO)

Një familje nga Dragashi nuk po ka mundësi që ta dërgojë për shërim jashtë vendit anëtarin e vet 14 vjeçar. Ai vuan nga deformimi i...

Dasma në Kosovë në kushte pandemie: Secilit dasmor i matet temperatura

Edhe pse të ndaluara në kohë pandemie, dasmat në Kosovë po vazhdojnë të mbahen, madje disa kanë vendosur që të përkujdesën për mysafirët përmes...

Bilanci i COVID-19: 10 mijë të infektuar, e mbi 5 mijë të shëruar

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 por edhe i atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, vazhdon të jetë i lartë. Dje u shënuan...

Protesta në Brazil, afër 100 mijë të vdekur nga virusi

Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e sindikatës së tregtisë në Brazil kanë protestuar kundër mënyrës së qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Shteti brazilian i është afruar...

Lajmet e Fundit

Tensionet në Mesdhe në pikën kulmore, roja bregdetare greke qëllon anijen turke

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Çeku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...