Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor 2025.

Takimi u mbajt në sallën e Asamblesë Komunale.

“Në këtë takim të hapur ndava me qytetarët të arriturat tona për gjashtëmujorin e parë të vitit, të cilat janë rezultat i një pune të vazhdueshme dhe të përkushtuar në të gjithë sektorët”, theksoi Totaj, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se raporti i plotë së shpejti do të publikohet në platformat digjitale të Komunës për të qenë i qasshëm për të gjithë qytetarët.

“Ky raportim është pjesë e angazhimit për transparencë, llogaridhënie dhe ndërtim të besimit me qytetarët tanë. Jam i bindur se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe përfshirjes aktive të qytetarëve mund ta rrisim cilësinë e qeverisjes lokale”, tha ai.

Gjatë takimit, qytetarët patën mundësi të paraqesin kërkesa, sugjerime dhe komente, ndërsa kryetari Totaj i ftoi ata që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive edhe në dëgjimet buxhetore që organizohen rregullisht.

“Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, përfundoi ai./PrizrenPress.com

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit