22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Hoti fton bizneset që të përditësojnë të dhënat në EDI

Në një postim në “Facebook” Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti , ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve.

Përmes këtij postimi Hoti bën të ditur se ka ftuar 10 mijë bizneset nga 36.679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

“Shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve. Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu tregoi se 60 milion nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë.

“60 milion euro nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme. Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit”, ka shkruar Hoti. /Zëri

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit