24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Lirohet nga paraburgimi “Burdushi”

Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij mbrojtës, Asdren Hoxha.

“Sot është liruar nga paraburgimi”, tha shkurtimisht ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Burdushi” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në muajin nëntor të vitit 2019. Ai ishte dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.

“Burdushi” sërish shpallet fajtor për mashtrim, dënohet me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthitje personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit