8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Muharremaj: Dy rastet e reja janë nga Bllaca dhe Suhareka

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se në komunën që ai udhëheq aktualisht janë vetëm dy raste aktive, ato të një nate më parë, ndërsa në total janë shënuar 38 raste me Covid-19 ku prej tyre 36 tashmë janë të shëruar.

Për dy rastet e reja, Muharremaj thotë se janë policë dhe raste kontakti. Ai shton se sot do të marrin edhe mostrat e personave të cilët kanë pasur kontakt me këta të fundit dhe se po presin rezultatet.

“Pas 20 dite, kemi edhe 2 raste të reja të cilat janë raste të kontaktit, policë të cilët punojnë në Prizren, njëri nga Bllaca tjetri nga Suhareka. Sot kemi do të merren edhe mostra të tjera të policëve që punojnë në Prizren, po presim deri në mbrëmje”, thotë Muharremaj.

Ai thotë se pas konfirmimit të rasteve, dy familjet nga Suhareka dhe Bllaca, janë futur në izolim.

“Kemi bërë izolimin e dy familjeve, po ashtu sot do të bëhet edhe dezinfektimi në shtëpitë e tyre dhe do t’i përcjellim se nga kanë pas kontakte në bashkëpunim me Institutin”, thotë ai.

Komunat e Kosovës kanë kërkuar shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj COVID-19.

Në këtë linjë është edhe Muharremaj që thekson se për shkak të pandemisë COVID-19, në këtë komunë ka humbje të mëdha, derisa theksoi se qytetarët tashmë duhet të fillojnë punën

“Qytetarët duhet të fillojnë të punojnë… Ka humbje të mëdha, nuk është punuar qe 2 muaj, edhe në ekonomi edhe në çdo pore të jetës ka humbje”, deklaroi ai.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit