9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Tërnava: Keni durim, shmangeni vizitat te familjarët për festë

Myftiu Naim Tërnava në mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka kërkuar nga besimtarët mysliman që të ketë durim në këtë kohë të pandemisë.

Ngase sipas tij, durimi është virtyti më i mirë që mëson muaji i shenjt i Ramazanit.

“Sonte, në vaktin e iftarit besimtarët mysliman mbyllin agjërimin e muajit të madhëruar të ramazanit, një ndër themelet e besimit islam, i cili kryhet nga besimtarët vetëm për  Krijuesin e gjithësisë”.

“Për shkak të pandemisë ne myslimanët jemi privuar nga namazet në xhami, kështu që gjatë ramazanit përveç namazeve tjera na ka munguar edhe namazi i teravisë, na kanë munguar vizitat e iftaret te njëri tjetri që gjithashtu janë prej nimeteve të këtij muaji, mirëpo ne me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë dhe mbrojtjes së jetëve të njerëzve tanë,  të gjitha ibadetet  e lutjet e nevojshme i  kemi kryer në ambientet tona familjare dhe kemi shndërruar shtëpitë tona ne xhami”.

Tërnava tha se mbrojtja e shëndetit publik është e obliguar edhe fetarisht.

“Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe nga porositë e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s. si dhe nga mësimet dhe praktikat  e mjekëve te hershëm myslimanë”.

Nga selia e BIK-ut, në Prishtinë ai ka bëtë thirrje që të shmangen vizitata familjare.

“Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa  ne me veprimet tona dhe disiplinën tonë  mund të bëjmë që ky virus  të dobësohet dhe  sa më parë të shpallim fitoren ndaj kësaj pandemie”.

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit