31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, sot bëri të ditur se java e parë e muajit qershor do të vazhdojë me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike, për sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Mirëpo, sipas Institutit, nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit, të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme.

“Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.”, njoftoi IHMK. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

“Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake.”, bëri të ditur më tutje Instituti.

Më Shumë

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit