1.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Nëntori i një pandemie

Fati dhe historia e popullit shqiptar janë dëshmitë e vetme jo vetëm për ne, por edhe për botën e huaj se si dikur ka qenë jeta jonë, me ç’hapa e në ç’rrugë kemi ecur për të arritur deri më sot, për të festuar krenarë festat tona kombëtare, pavarësisht rrethanave dhe pengesave që na nxirrnin përpara njerëzit, të cilët pa ndalë luftonin kundër nesh (e këto të fundit historia i njeh me shekuj e shekuj).

Është në gjakun tonë që këto festa t’i presim ashtu siç edhe na kanë mësuar të parët tanë e kurrë të mos e tradhtojmë qëllimin e tyre, nisur nga fakti që si të tilla kanë ardhur falë përpjekjeve dhe mundimeve të vazhdueshme, qoftë edhe atëherë kur disa nga pikat e tyre i lindnim edhe nga hiçi, mjaftonte që si të tilla të ishin tonat.

Sa herë që afrohen ditët e para të këtij muaji, thellë në vetët tona mendjen, zemrën dhe duart i bëjmë bashkë, të bindur se vetëm në një mënyrë të tillë do të jemi të denjë përpara njerëzve që rrugën e këtillë tonën e kaluan me vështirësi të shumta dhe u munduan që ne së paku flamurin ta ngrijmë pa droje, t’i thërrasim shqiponjës me bindjen se do na njeh e me dashuri ta quajmë tonën, të shkruajmë shqip me ato shkronja, së cilave sot ua shtojmë jetën dhe vlerën edhe në rrethe të huaja, aty ku ne në çdo mënyrë na mohohet e drejta për jetesë të barabartë, ose ta këndojmë himnin sa herë që për popullin tonë arrihet diçka që vërtet ka vlerë.

Festa të tilla, të cilat që nga historia i kemi tonat e për çdo ditë ua shtojmë gëzimin, janë 22 (Festa e Alfabetit – Kongresi i Manastirit) dhe 28 Nëntori (Festa e Flamurit – Pavarësia e Shqipërisë), dy festa që shënojnë arritjet më të mëdha tonat përgjatë shumë viteve. Nga ajo që kemi dëgjuar e nga ajo që kemi arritur të shohim vetë, dimë se këto festa brenda vetes përmbajnë emocione të forta e të shumta, të cilat vetëm ne si popull dimë t’i ndjejmë e syqeshur t’ua tregojmë edhe të tjerëve se sa kanë rëndësi për ne, kur në çaste të caktuara tentohen të mohohen.

Por, për një çast le të ndalemi në vitet paraprake. Le t’i kujtojmë ditët e këtij muaji. A nuk ishin për të gjithë ditët më të lumtura, veçse e kujtonim të djeshmen tonë e nga e njëjta harronim çdo vështirësi, që të sotmen ta bënim më të bukur? A nuk kishim të gjithë emocione të forta sa herë flamurin e shihnim në duart e fëmijëve ose te të rriturit që me çiltërsinë fëmijërore e vinin në ballkone e murre shtëpie, që festën ta ndjenin edhe ato jashtë shtëpisë? Pra, gjithçka e bukur, gjithçka e vlefshme, gjithçka që për ne shkruan/tregon historinë, lidhet me këto dy data. Gjithçka sillet rreth “jetës” së tyre, me ç’rast ne si popull ndihemi krenarë.

Po këtë vit? Si i presim festat e këtij nëntori? Në çfarë na ka kushtëzuar pandemia? Në ç’pika lidhim shpresat tona për këtë muaj? A nuk na ngjason të gjithëve me diçka pa jetë e pa ngjyrë? Me diçka që është pak ta quajmë edhe gri. A nuk është për të gjithë ky muaj ashtu siç nuk e kemi dashur e menduar asnjëherë? Sepse ne jemi mësuar ta presim ashtu siç edhe vërtet meritohet, të nisur e të nxitur nga ajo që ne kemi kaluar. Nëse pas gjithë këtyre pyetjeve mendojmë njëjtë dhe për të gjitha marrim një PO të madhe, është shumë normale që brenda vetëve tona të lutemi për më të mirën dhe për largimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie, e cila jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht ka arritur të shkatërrojë njerëzit.

Pas gjithë kësaj, nëse të gjithë pajtohemi se ky nëntor është ndryshe dhe nuk ngjason me asnjë nga ato të mëparshmit, nëse të gjithë për ta ngushëlluar veten i mendojmë gëzimet dhe festimet e viteve paraprake, le ta bëjmë atëherë së bashku edhe të njëjtën gjë: të shpresojmë për më të mirën e së nesërmes, e një nëntori që nuk do e ketë prapa epitetin e padëshiruar, që nuk do jetë më i shoqëruar nga një pandemi, e një nëntori që do jetë i qeshur bashkë me ne, ashtu siç ne e meritojmë e ashtu siç edhe na kanë bekuar mbi tokë.

Shkroi – Adelina XHAFERI

- Advertisement -

Më Shumë

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari nga Malisheva e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, i cili fillimisht u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer, ka...

Modelja nuk heq dorë nga fotot provokuese

Bikinit janë veshja e saj e preferuar! Demi Rose, ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një foto teksa pozon përsëri me të...

Policia për 24 orë shqiptoi 806 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

26-vjeçari hero vritet duke e mbrojtur të dashurën nga një ban

Cam Smith, 26 vjeç, vdiq si pasoj e një konflikti të ashpër, për arsye se një bandë  filluan te abuzonin me te dashurën e...

Nga VV’ja tregojnë a do ta votojnë ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhimin me pandeminë në vend si dhe për masat të cilat i ka marr së fundi dhe...

Sulmohet seksualisht një femër në Prizren

Është arrestuar një person i dyshimtë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti...

Iu dha lamtumira e fundit kolosit të muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja

Ismet Peja nëpërmjet këngëve të tij që shprehin gëzim, dashuri e dhimbje, ka treguar se kush është populli shqiptar. Kështu u tha në ceremoninë lamtumirës,...

Amerikanët e parë do të mund të vaksinohen për Coronavirus më 11 dhjetor

Shefi i programit të vaksinave për COVID-19 e SHBA-së, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë do ta marrin vaksinën për Coronavirus më 11...

Vaksina anti-Covid, a do të mbetet ndonjë shtet pa e marrë?

Nga Alice Cuddy, BBC Ekspertët e shëndetit kanë deklaruar se zgjidhja e vetme për pandeminë e koronavirusit është një zgjidhje e përbashkët globale. Deri më tani janë...

Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin “Shpata e Fjalës”

Nue Oroshi Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe...

Abrashi: Nuk e votojmë Projektligjin e rimëkëmbjes, është projekt i LDK-së

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se kjo parti nuk mund të jetë përgjegjëse për një projekt që ai thotë është puro i LDK-së...

Policia për 24 orë shqiptoi 872 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

Kërcënohet Ministri Vesel Krasniqi

Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi është kërcënuar sot teksa mediat po raportojn se i njejti ka pranuar kercenim nga sekretari i kesaj...

Rina Balaj lanson këngën “Zjarr”, zjarr edhe në videoklip

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka publikuar këngën e saj më të re. Kënga e cila erdhi me videoklip titullohet “Zjarr”. Përpos këngës që u pëlqye...

Arrestohen dy të mitur në Suharekë, shantazhuan duke ia kërkuar 150 euro një personi që të mos ia publikonin disa foto

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në Suharekë. Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, pas një pune hetimore janë arrestuar këta...

Randobrava grykë e pushkëve

Sahit F. Osmani (Kushtuar Luftëtarëve të Lirisë) Në Malet e Ujarit e kam shtëpinë Atje armët pëshpëritnin me zjarr Trimëria qëndronte në çdo trung Lisat e degët, objekt lufte...

Lajmet e Fundit

Nis peticioni online i bizneseve: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19. Për këtë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

12 të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të...