6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Pandemia na tregoi se Putin nuk është aq “i fortë” sa duket!

Kur filloi pandemia, Presidenti Vladimir Putin u përpoq të përdorte krizën për reputacionin e tij si një udhëheqës më të fortë dhe Rusisë si një shtet efektiv.

Në fillim, udhëheqësi rus u mburr se vendi i tij kishte shpëtuar nga më e keqja, duke nënkuptuar duke e quajtur këtë sukses si dëshmi të udhëheqjes së tij të fuqishme. Mediat e kontrolluara nga shteti folën pë suksesin e Rusisë dhe dështimet amerikane.

Me një fanatizëm të madh, përfshirë mbulimin mediatik të aeroplanëve rusë që zbarkonin në Shtetet e Bashkuara, Kremlin deklaroi se kishte kapacitete të tepërta për të ofruar ndihmë humanitare për shtetin amerikan në vështirësi. (Mësuam më vonë se Putin nuk u dha, por përkundrazi e shiti, këtë “ndihmë humanitare”)

Tregimet për kapacitetin e fuqishëm shtetëror të Rusisë kanë qenë prej kohësh thelbësore për imazhin e Putinit si një udhëheqës i fortë.

Që kur u bë president për herë të parë në vitin 2000, Putini ka premtuar të sigurojë një udhëheqje vendimtare individuale, jo të kufizuar nga parlamenti, media, oligarkët ose shoqëria civile, dhe të rindërtojë shtetin rus, i cili ishte shkatërruar në vitet 1990.

Në fillim të sundimit të tij, Putin u kërkoi qytetarëve rusë të pranonin një pakt shoqëror. Ai do të rindërtonte shtetin dhe do të zhvillonte ekonominë nëse Rusët do të pranonin të hiqnin dorë nga institucionet e tyre demokratike dhe të drejtat e njeriut dhe t’i lejonin atij një fuqi më të madhe.

Putin premtoi gjithashtu se do ta kthente Rusinë në skenën ndërkombëtare si një “fuqi të madhe”. Putini është një “statist”. Ekziston edhe një fjalë e saktë në gjuhën ruse për këtë orientim ideologjik: gosudarstvennik.

Kjo është arsyeja pse problemet e fundit të Rusisë kërcënojnë Putinin dhe autokracinë e tij.

Në nivel global, Rusia tani është e dyta vetëm pas Shteteve të Bashkuara në numrin e qytetarëve të infektuar, dhe ka shumë dyshime në lidhje me nivelet e vdekshmërisë, në statistikat zyrtare.

Realiteti është që Putini nuk ka arritur të ndërtojë një shtet efikas në shërbim të popullit rus gjatë 20 viteve të fundit. Covid-19 tani po ekspozon këto mangësi në ndërtimin e shtetit.

Putini gjithashtu personalisht nuk ka përparuar gjatë kësaj krize. Ai ka munguar për ditë me radhë, duke iua lënë guvernatorëve të marrin vendimet e tyre. Për më tepër, Ministri i Kulturës i Rusisë dhe Ministri i Strehimit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov dhe Kryeministri Mikhail Mishustin madje janë shtruar në spital.

Është e vështirë të bëhet sondazh i saktë në autokraci (veçanërisht kur shumica e firmave të votimit janë besnike ndaj regjimit dhe shumica e dinë aftësitë e jashtëzakonshme të inteligjencës së regjimit rus për përgjimin e telefonave). Megjithatë, edhe në këto kushte, sondazhet tregojnë se vlerësimi i miratimit të Putinit ka rënë në nivelin e tij më të ulët, 59 përqind në prill 2020, që kur ai erdhi në pushtet në 1999.

Në të njëjtin muaj, vetëm 27 përqind e rusëve thanë se ata i besuan Putinit për të zgjidhur çështje të rëndësishme.

Jo të gjitha demokracitë kanë vepruar siç duhet në luftën kundër koronavirusit. Koreja e Jugut, Tajvani, Zelanda e Re dhe Gjermania kanë bërë shumë më mirë sesa Italia, Franca, Britania, Brazili apo Shtetet e Bashkuara.

Por demokracitë kanë një mekanizëm të integruar për të lejuar qytetarët të shprehin preferencat e tyre në lidhje me performancën e shtetit. Në Shtetet e Bashkuara, votuesit në nëntor do të kenë mundësinë të vlerësojnë performancën e Trump.

Autokracitë jo. Covid-19 ka ekspozuar mitin e Rusisë si një shtet të fuqishëm dhe Putinin si një udhëheqës të fortë.

Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme për të lejuar një shprehje paqësore, të rregullt të qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me reagimin joefektiv të Rusisë ndaj virusit, vetëm dy mundësi të tjera janë në dispozicion, ndryshimi i regjimit ose shtypja më e madhe.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Lajmet e Fundit