4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Paralajmëron Ministrja e Financave, thotë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik nëse do të ketë krizë të thellë në vend.

Sipas Bajramit, nëse një krizë e tillë e godet Kosovën, secili shpenzim do të rishikohet.

“…normalisht që një gjë e tillë nuk përjashtohet asnjëherë. Si Qeveri e Kosovës nëse s’ka të hyra në buxhet natyrisht që të gjitha shpenzimet do të detyrohemi t’i rishikojmë. Por më lejoni të them, që për herë të parë, Qeveria Hoti, nga qeveria drejtpërdrejtë po u zgjatet dora ndërmarrjeve private nga fondi prej 365 milionë eurosh. 122 milionë kanë shkuar te qytetarët. Deri tash kemi 300 milionë euro më pak të hyra. Por përkundër kësaj, për t’iu gjendur sektorit privat, shteti po shfrytëzon kreditë që t’u ndihmojë qytetarëve dhe sektorit privat”, ka thënë Bajrami.

Por, Bajrami ka thënë se aktualisht çështja e pagave në sektorin publik s’po diskutohet, derisa ka shtuar se “s’ka asnjë shpenzim të paprekshëm”.

Më Shumë

152 vite nga lindja e Asdrenit, autorit të Himnit të Flamurit

Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni ka lindur më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës, dhe ishte njëri nga poetët me të...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit