13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pirja e duhanit në vende publike, qytetarët të pakënaqur me punën e institucioneve

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka publikuar hulumtimin “Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë“, transmeton Klan Kosova.

Sipas KADC, ky hulumtim ka për qëllim parësor matjen e nivelit të ekspozimit të popullatës ndaj tymit të duhanit, vlerësimin e efektivitetit të politikave të kontrollit të duhanit dhe hulumtimin e qëndrimeve të popullsisë së Kosovës ndaj këtyre politikave.

Metoda e zgjedhur për mbledhjen e të dhënave mbështetet në intervistat individuale “ballë për ballë” të realizuara prej 13 deri 23 shkurt 2020 me më shumë se një mijë persona të moshës 18 vjeçare e më të vjetër të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në 15 komuna të Kosovës për nevojat e hulumtimit.

Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.

Në pyetjen a ndikon ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.

Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pa kënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak.

Sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërjetjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst. Për vërejtjet me teskt 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive.

Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.

Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit.

Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse – zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë.

Raportin e plotë të hulumtimit në e gjeni në vegëzen https://bit.ly/3ey3Kn6

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit