16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Policë të shumtë nisen drejt palestrës në Rahovec, kjo është arsyeja

Kupa e Kosovës në Basketboll është duke zhvilluar në qytetin e Rahovecit, në palestrën ‘Mizair Isma’.

Interesimi i madh ka bërë që në këtë palestër të shtohet numri i Forcave të Sigurisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj që konfirmoi se numri i forcave policore është shtuar për ta mbajtur në kontroll masën e madhe brenda palestrës.

ADVERTISING

Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja mes Rahovecit dhe Trepçës, e cila ishte ndërprerë më parë për shkak të tifozëve.

Kupa e Kosovës do të vazhdojë edhe për pesë ditët e ardhshme.

Më Shumë

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Lajmet e Fundit