23 C
Prizren
E premte, 10 Korrik, 2020

Prizren: Aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., E.Xh., F.Xh., dhe B.A., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2, e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, të pandehurit: M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh., që nga fillimi i vitit 2018, e deri më datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucionet përkatëse, merren vesh fillimisht me të pandehurit M.H., dhe D.G., të cilat kërkesa gojore këta të fundit i përcjellin tek i pandehuri A.R., i cili më pas i përcjell tek të pandehurit M.B., D.M., dhe E.Xh., dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumentet në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme, në kundërvlerë të pagesave prej 1,300 deri në 2000 euro për diplomë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë, përcjell PrizrenPress.

“Të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i’a dorëzojnë fillimisht të pandehurit A.R., ky i fundit i dorëzon të pandehurve M.H., dhe D.G., e të cilat më pas nga këta të pandehur i’ u dorëzohen personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumentit në fjalë, e të cilët në kundërvlerë paguajnë shumat e parave”.

“Këtë e bëjnë deri më datë 09.10.2019, ku përmes aplikimit të masave të fshehta, përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohet diploma e lëshuar në emrin e personit nën kamuflimin, i cili aplikon te ky grup dhe merr diplomë kinse i njëjti ka kryer shkollën e mesme teknike “Hasan Tahsini” në Obiliq, e gjithë kjo në kundërvlerë të pagesës së shumës për këtë të fundit prej 1,300 euro, me ç’rast të pandehurit M.H., dhe A.R., kapen në flagrancë nga zyrtarët policorë në momentin kur ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesat shkollore të falsifikuara. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””.

“Ndërsa, të pandehurit: M.H.,A.R., F.Xh., dhe B.A. nga koha e pa vërtetuar, e deri më datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucionet përkatëse, merren vesh fillimisht me të pandehurit M.H., dhe A.R., të cilat kërkesa gojore këta të fundit i përcjellin tek e pandehura F.Xh., dhe kjo e fundit tek i pandehuri B.A., i cili i falsifikon dokumentet në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur”.

“Të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i’a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin e diplomave në fjalë, e të cilët në kundërvlerë paguajnë shumat e parave, këtë e bëjnë deri më datë 09.10.2019, ku përmes aplikimit të masave të fshehta, përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të aplikohet dhe sigurohet diploma e cila mbanë emrin e personit nën kamuflimin, e cila diplomë është lëshuar kinse i njëjti ka kryer veprimtarinë e pavarur zejtare për instalime të rrymës – tensioni i ulët dhe e cila mbanë datën 15.06.2009, e gjithë kjo në kundërvlerë të pagesës prej 500 euro për diplomë,me ç’ rast, të pandehurit M.H., dhe A.R., kapen në flagrancë duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar”.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi të pandehurit kanë kryer veprën penale, “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë”./PrizrenPress.com

- Advertisement -

Më Shumë

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Puthje dhe përqafime me Getoarin, Marina publikon videon nga shtrati

Moderatorja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga momente të ndryshme të ditës. Së fundmi, ajo ka...

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i prekur nga Covid-19: Jam duke u shëruar me sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19. Ai përmes një postimi në facebok po deklaron...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Allegri i interesuar në PSG-në

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i interesuar që ta udhëheqë Paris Saint-Germain, sipas raportimeve nga L’Equipe. Trajneri aktual i kampionit të Francës, Thomas Tuchel,...

Komuna e Rahovecit mban mbledhje komemorative në nderim të Sabahajdin Qeskës

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të jetës dhe veprës tani më të ndierit, Sabahajdin Qeska, (Inspektor për Çështje Komunale), komuna...

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia në Prizren, pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Përurohet stadiumi i futbollit në Sërbicë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin...

Protesta të reja në Beograd me gjithë sprapsjen e Vuçiqit

Mijëra persona janë mbledhur në Beograd të mërkuren, për të dytën ditë rresht, për të protestuar kundër masave të reja, që në këtë shtet...

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës...

Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për Ekonomia Online se Ministria e Financave ka marrë vendim për mos kompensimin e tërheqjes së 10...

Kreu i BQK’së paralajmëron kolaps: Rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Rënia ekonomike në vend si pasojë e pandemisë llogaritet të jetë minus 5.9 për qind, kjo sipas vlerësimeve të FMN-së. E kjo shifër mund...

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin...

Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, 7 në Prizren

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19! Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

COVID-19 nuk tremb kosovarët, dynden drejt bregdetit shqiptar! Në 2 orë hyjnë 8 mijë qytetarë në Morinë

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë...

Lajmet e Fundit

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin...