-2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Rimendimi dhe riorganizmi i modaliteteve të transportit në Prizren i domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit

Njëri prej burimeve kryesore të ndotjes së mjedisit përkatësisht ajrit në territorin e Kosovës është sektori i transportit. Institucionet përgjegjëse për mjedisin kanë bërë të ditur se transporti ndikon në cilësinë e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, posaçërisht në mjediset urbane, duke qenë se burimi i emisionit është afër vendbanimeve, me ç’rast ndoten: ajri, ujërat dhe toka. Madje ky rrezik me kalimin e viteve po vjen duke u shtuar për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në transportin rrugor të vendit.

Një mendim të tillë e ndajnë edhe qytetarët e Prizrenit që janë anketuar rishtazi nga EC Ma Ndryshe, me ç’rast 56 për qind të 109 respondentëve kanë shprehur qëndrimin se ndotësi më i madh i ajrit në qytetin e tyre është trafiku.

EC Ma Ndryshe në raportin e titulluar “Gjendja mjedisore në Komunën e Prizrenit” (qershor 2020, https://ecmandryshe.org/repository/docs/200823152611_Gjendja_mjedisore_ne_Prizren1.pdf) ka bërë të ditur se transporti është përgjegjës për më shumë se dy të tretat e emetimit të oksideve të   azotit  (NOx)  dhe  me  rreth  10 për qind  të emetimit  të përgjithshëm  të ndotësve  tjerë. Ndërkaq transporti  rrugor në  veçanti  vazhdon  të  përbëj  pjesën  më   të   konsiderueshme  të ndotësve kryesorë  të  ajrit (me përjashtim të oksideve të  sulfurit). Përderisa emetimet nga  transporti  rrugor  janë kryesisht  lirime  të  gazrave  nga  djegia  e  karburanteve, emetimet  jo-shkarkimore  kontribuojnë poashtu  në lirimin  e  përbërjeve  organike  të paqëndrueshme  jo-metanore  (NMVOC)  nga  avullimi  i  karburanteve  si  dhe  grimcat  e pluhurit parësor (nga shpenzimi i gomave, frenave dhe abrazioni i rrugëve). Sipas këtij hulumtimi në  Kosovë  emetimet e ndotjes nga automjetet janë rritur përgjatë viteve si pasojë e përdorimit të veturave të vjetra dhe përdorimit të tyre si mjeti kryesor për transport, ku numri i automjeteve të regjistruara nga viti 2011 deri në vitin 2019 ka shënuar rritje për 150,463 sosh. Në këtë aspekt, vjetërsia  e  automjeteve  vazhdon  të jetë   problemi thelbësor në   emetimet  e ndotjes, pasi sipas Institutit GAP (https://veturat.institutigap.org/#vjetersia-e-veturave) mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite, ndërkohë që në Prizren në vitin 2016, kanë qenë të  regjistruara 27,057 vetura apo 8.47% të totalit të veturave në Kosovë.

Kësisoj, përdorimi i automjeteve (veturave) si alternativa parësore për transport mbetet një   komponentë problematike  në ciklin  e  ndotjes në Prizren.

Në një vlerësim të cilësisë së ajrit, të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës gjatë muajve mars-prill 2020 duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për të analizuar se si kanë ndikuar masat të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, theksohet se këto masa kanë rezultuar në rënie të qarkullimit rrugor dhe në dinamikën e disa aktiviteteve tjera ekonomike, të cilat kanë ndikuar që të ketë edhe rënie të ndotjes së ajrit për disa parametra e sidomos me parametra që ndërlidhen me transportin rrugor (burimi: http://www.ammk-rks.net/?page=1,7,550).

Ndërkohë, në hulumtimin e EC-it, “Siguria në trafik” (https://ecmandryshe.org/repository/docs/200902173657_SIGURIA_NE_TRAFIK.pdf), shumica e të anketuarve  ose  73% e tyre kanë deklaruar se asnjëherë nuk janë përfshirë si qytetarë në diskutime publike  lidhur me organizimin e trafikut në qytet. Në të njëjtin hulumtim, një pjesë e qytetarëve janë shprehur se kanë filluar që si mjet transporti të përdorin biçikletat, por se shpesh duhet ta rikonsiderojnë këtë vendim shkaku i mungesës së shtigjeve për biçikleta, ku 55% të respondentëve kanë ngritur si çështje mungesën  e hapësirave  adekuate për ngasjen e biçikletave.

Ka 5 vjet që kjo organizatë ka prezantuar vizionimin e shtegut për çiklistë në qendër të Prizrenit (https://ecmandryshe.org/repository/docs/180618150535_Shtegu_per___iklist___Raporti__1_.pdf), por që kjo kërkesë e komunitetit ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Për më shumë, edhe premtimet zgjedhore të paraqitura në vitin 2017, si: Ridizajnim i konceptit të trafikut urban me qëllim të reduktimit të shfrytëzimit të veturave, për çdo lagje dhe rajon të Komunës së Prizrenit, me kosto të përballueshme; dhe Riorganizimi i trafikut urban në rrethin e parë unazor dhe në qendrën historike, deri në fund të qershorit të këtij viti sipas matjes së Institutit GAP kanë mbetur në fazën fillestare (https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/86/Mytaher%20Haskuka). Bazuar në përgjigjet e Komunës, të ofruara për monitoruesit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, del se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar projektin e Auditimit dhe inspektimit të rrugëve në qytetin e Prizrenit, dhe se përveç planit të mobilitetit urban janë përgatitur termat e referencës, detyra projektuese dhe janë përcaktuar segmentet e rëndësishme te të cilat duhet të orientohet trafiku urban, derisa hapa tjerë përveç këtyre nuk janë ndërmarrë.

Arsyet e mësipërme kanë shtyrë EC-in që ngjashëm si edhe më parë të rekomandojë hartimin e politikave të qëndrueshme urbane me gjithëpërfshirje përfshirë Planin e  Mobilitetit  të Qëndrueshëm  Urban, si një plan të integruar strategjik, që mundëson rimendimin dhe riorganizmin e modaliteteve të transportit urban. Kjo për shkak se studime të ndryshme  kanë  treguar se qytetet që  kanë  një PMQU  të zbatueshëm,  brenda periudhave të shkurta kohore kanë parë përmirësim të gjendjes në mjedis, qoftë  duke krijuar zona me emetim të kufizuar të ndotësve apo duke zgjeruar rrjetin e çiklizmit në qytet.

- Advertisement -

Më Shumë

“Më mbaj mend mua”, Pulevi i kishte çuar mesazh Joshuas

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev, i ka thënë rivalit të tij, Anthony Joshuas që ta mbaj në mend atë për ndeshjet e radhës. Joshua e kishte...

Kim Mehmeti: Anton Pashkun e harruan thuajse të gjithë

“Ishin vite të vështira kur njerëzit si Anton Pashku u lanë në rrugë dhe kur u përballa me një realitet të dhembshëm: që ne...

Sot nis vaksinimi në Shqipëri, Rama: Dozat i morëm nga një vend i BE

Kryeministri Edi Rama zbuloi prapaskenat e sigurimit të 500 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Pfizer në Shqipëri. Nga Stadiumi “Air Albania”, ku...

Gjysmëvjetori i ri në Kosovë do të vazhdojë në shkolla

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2020/2021 do ta vazhdojnë fizikisht në shkolla, thotë ministri në detyrë...

Zyrtare: Golden Eagle Ylli transferon Gëzim Morinën

Basketbolli kosovar ka nisur të jap shenja të mira. Sot skuadra e Golden Eagle Yllit ka zyrtarizuar basketbollisti e njoh kosovar Gëzim Morina. Morina që...

Haskuka tregon për vërshimet në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tregon për gjendjen e krijuar në disa lagje të qytetit dhe fshatra nga vërshimet e shiut. Postimi i plotë Pas të...

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë. Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj...

Gjermania dhuron pajisje të rëndësishme për Policinë e Kosovës

Sot, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman. Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së...

Prizren, vetura godet tri këmbësore

Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Wesly Clark” në Prizren. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke...

Gjendet dokumenti në shqip i vitit 1881: Kush ep çiken n’turq, asht i djegun e i pjekun e i dalun

Zbulimi i Mark Palnikaj, shkrimi në alfabetin e shqipes 27 vjet përpara Kongresit të Manastirit, 1908. Një relacioni që i dërgohej Vatikanit, flet për...

VV shpallë zgjedhjet e brendshme për deputetë, mund të kandidojnë të gjithë anëtarët

Reshjet shkaktuan dëme në bujqësi dhe ekonomi familjare në Rahovec Subjekti politik VV ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë. Kjo është bërë e...

Ministria e Punës ka një njoftim për pensionistët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka njoftuar se shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31...

Nisma në Prizren çmon rolin e gruas në politikë

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami dhe sekretari organizativ, Mevludin Krasniqi kanë zhvilluar një takim me degën e këtij subjekti politik në Prizren. Kryetari...

Edhe një shërbim për qytetarët e Malishevës kthehet në regjionin e Prizrenit

Gradualisht ka filluar kthimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës, nga Regjioni i Gjakovës në Regjionin e Prizrenit. Sot, ministri i Ministrisë...

Roberto Arlt: Nëse doni të bëheni deputet

Nga Roberto Arlt Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos...

Ariu shfaqet në Prizren, publikohet video

Ndërkohë që rrugët e malet janë të mbuluara me borë, një kafshë u pa në një fshat të Prizrenit. Përmes një videoje të publikuar nga...

Lajmet e Fundit

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...