19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, përkundër direktivave të ndalimit dhe mospërdorimit të tyre.

”Stones” përmes një deklarate theksoi se ekipi i tyre juridik po punon me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.

“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.

“Nëse Donald Trump nuk ndërpret përdorimin e materialit tonë dhe vazhdon, atëherë ai do të përballet me proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe për përdorimin e muzikës që nuk është licencuar”, shtoi grupi i muzkës rok.

”Stones” ishin ankuar gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur emocionet e përkrahësve të tij konservatorë në mitingje.

Kënga klasike e “The Rolling Stones” e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want (Nuk mund të kesh gjithmonë atë që dëshiron)” ishte një këngë e famshme në mitingjet e tij./ atsh/

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Eleni Foureira në skenë: Unë i bëj të gjitha sepse jam shqiptare

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Eleni Foureira, nuk e fsheh më origjinën e saj. Ndonëse në fillimet e karrierës në Greqi Entela Fureraj (siç...

Lajmet e Fundit