16 C
Prizren
E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Shtyhet për 20 shtator mbajtja e provimeve pranuese për studentë të rinj

Provimi pranues për studentët e rinj në institucionet e arsimit të lartë nuk pritet të mbahet deri rreth datës 20 shtator.

Kjo për shkak se në fund të muajit gusht do të mbahet testi i maturës. Rezultatet e tij nuk do të shpallen deri në fillim të shtatorit dhe tek atëherë do të hapen konkurset për pranimin e studentëve.

Prorektori për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, ka thënë se gjithçka do të varet nga koha kur shpallen rezultatet e maturës. Edhe pse provimi pranues këtë vit do të mbahet me dy muaj vonesë, ai beson se do të jenë dy afate për pranim të studentëve.

Nëse testi nuk mbahet më 29 gusht, siç është paraparë nga MASH-i, Bytyqi ka thënë se duhet të mblidhet Senati i UP-së dhe do të gjejë forma të tjera alternative për pranimin e studentëve. Shtyrja e këtyre proceseve, sipas tij, do të mund të ndikojë që edhe viti i ri akademik të mos nisë më 1 tetor.

E Ministria e Arsimit përmes një përgjigjeje me shkrim ka theksuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me universitetet publike e institucionet private të arsimit të lartë, në mënyrë që t’i koordinojnë aktivitetet rreth konkurseve për pranimin e studentëve në këtë situatë pandemie.

“Të gjitha vendimet janë marrë dhe do të merren duke u konsultuar me IKShP-në dhe MSh-në, në mënyrë që të gjitha veprimet të ndërmerren në përputhje të plotë me rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19, që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i të rinjve, por edhe i stafit akademik e administrativ nëpër institucione gjatë aplikimit për pranim në institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, këtë vit janë gjithsej 25.837 mijë maturantë./KOHA

- Advertisement -

Më Shumë

Infermierët kërkojnë dyfishim të pagës së kujdestarisë

18 infermierë dhe mami protestuan në këtë numër me një arsye. Ata po kërkojnë që pikërisht nga 18 euro pagesa e tyre e ndërrimit të...

ZYRTARE: FIFA trondit Kukësin, klubit shqiptar i bllokohet merkato

Kukësi është tronditur nga një lajm i fortë nga FIFA e cila ka bllokuar merkaton e klubit shqiptar. Nënkampionët e Shqipërisë bënë me dijë nëpërmjet...

Smajl Latifi reagon pas vdekjes së vëllait nga coronavirusi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas vdekjes së vëllait të tij Adem Latifit, si pasojë e coronavirusit. Ai në një postim...

Ky është bordi i ri i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, i emëruar nga Qeveria Hoti

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike, mes tyre...

Barcelona s’do ta nënshkruajë Neymarin

Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain. Kështu...

Hoti: Së shpejti licencohen laboratorët privatë për të kryer testime, mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i cili një ditë më parë rezultoi pozitiv në COVID-19 tha se Qeveria mbetet e fokusuar në dy prioritete,...

LDK-ja akuzohet për privatizim të dialogut

Lidhjes Demokratike (LDK) që udhëheq me Qeverinë, i është vënë etiketa e “privatizueses” së përfaqësimit të Kosovës në valën e re të negociatave me...

Era Istrefi me poza provokative, fokuson të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë. Ajo nuk kursen veten për pozat e...

Cilat gjuhë mësohen më shumë në botë?

Miliona njerëz në karantinë. Pandemia krijoi në një farë mënyre, më shumë kohë të lirë. Sikurse pohojnë disa studime shumë, njerëz po e përdorin...

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Immobile, golashënuesi më i mirë në Evropë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vendosur të bashkohet me një klub ekskluziv si lojtari me më së shumti gola të shënuar në Evropë...

IKSHPK-ja ka një apel të veçantë për të moshuarit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. “Të nderuar familjarë të të...

Rita Ora kapet mat duke u argëtuar me të dashurin e saj të ri

Rita Ora është parë duke u argëtuar me të dashurin e saj Romain Gavras teksa marrin rreze dielli në Ibiza me miqtë e tyre. Partner...

258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 12 në Prizren

258 raste me COVID-19 janë shënuar të enjten në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR,...

Për katër javë, 608 kosovarë shkuan të infektuar në Gjermani

608 kosovarë të infektuar me Coronavirus shkuan në Gjermani për katër javë. Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi nga Ambasada...

Rahovec: Policia mbyll pishinën ku ishin mbledhur shumë persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dje për të mbyllur një pishinë në Rahovec.Njësiti policor gjatë inspektimit ka vërejtur rreth 30 deri në 40 qytetarë...

Lajmet e Fundit

Zyrtari i lartë i Policisë në Prizren “kapet” duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit,...

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër...

Policia ndërhyn në një aheng familjar në Suharekë

Pavarësisht situatës alarmante me pandeminë, kosovarët po vazhdojnë të mblidhen nëpër ahengje. Policia e Kosovës, të martën rreth orës 23:10, ka ndërhyrë në një aheng...

Për dy ditë, 16 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...