17.6 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!

 Enio Morikone, fituesi i çmimit “Oscar” vdiq në moshën 91-vjeçare. Kompozitori italian, i cili numëron më shumë se 500 filma, shtatë me bashkatdhetarin e tij Leone, pasi ishin takuar qysh nga fëmijëria, vdiq në Romë pas ndërlikimeve nga një rrëzim javën e kaluar, ku theu femurin.

 

Banor autokton dhe i përjetshëm në Romë, instrumenti i parë i të cilit ishte tromba, Morikone fitoi çmimin “Oscar” për punën e tij në filimin e Quentin Tarantino “The Hateful Eight” (2015) dhe u nominua gjithashtu edhe për Terrence Malick “Days of Heaven” (1978), Roland Joffe “Misioni” (1986), “Të paprekshmit” e Brian De Palma (1987), “Bugsy” i Barry Levinson (1991) dhe “Malena” e Giuseppe Tornatore (2000).

I njohur si “Maestro”, në 2007 u nderua me një “Oscar” nderi (i paraqitur nga Clint Eastwood) “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të shumanshme në artin e muzikës së filmit” dhe numëronte 11 çmime David di Donatello, nderimet më të larta të filmit në Itali.

Fokusimi i Morikones vetëm në një instrument, si solo e trombës në “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”, ose oboe, i cili u ngjit mbi një sfond të lavdishëm në filmin “Misioni”, pasuroi kontributet e tij.

Kompozitori e adhuronte tingullin e kitarës elektrike, të harpës së hebrenjve dhe fërshëllimat e punëtorëve, tingullin e kambanave të kishave, të kamzhikëve, vajtimet e kojotës, cicërimat e zogjve të çuditshëm, tiktaket e orave, të shtënave të armëve dhe zërave të grave për të shtuar cilësi në rezultatet që nuk lidhen me aranzhimin tipik në studio.

“Të gjithë llojet e tingujve mund të jenë të dobishëm për të transmetuar emocione… është muzika e përbërë nga tingulli i realitetit”, – shprehej ai.

Morikone u bashkua me Sergio Leone për herë të fundit në “Na ishte një herë Amerika” (1984) dhe bashkëpunoi në një duzinë filmash me Tornatore, përfshirë “Cinema Paradiso” (1988), fituesin e “Oskarit” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Nuk e pëlqente aspak termin “spaghetti western” dhe theksonte, se puna e tij në atë zhanër përfaqësonte vetëm një pjesë të karrierës së tij.

Kjo është më se e qartë, pasi prodhimtaria e konsiderueshme e punës përfshin bashkëpunime me drejtorë të tjerë të shquar, si Gillo Pontecorvo (“The Battle of Algiers” në 1966), Don Siegel (“Two Mule for Sister Sara” në 1970), Bernardo Bertolucci (1970 dhe 1900), John Boorman (“Exorcist II: The Heretic” në 1977), Edouard Molinaro (“La Cage aux Folles” në 1978), John Carpenter (“The Thing” në 1982), William Friedkin (“Rampage” në 1987), Brian De Palma (“The Untouchables” 1987), Pedro Almodovar (“Tie Me Up! Tie Me Down!” në 1989), Franco Zeffirelli (“Hamleti” në 1990), Wolfgang Petersen (“In the Line of Fire” 1993), Mike Nichols (“Wolf” në1994) dhe Warren Beatty (“Bulworth” në 1998).

Enio Morikone lindi në 10 nëntor 1928, në një zonë të Qytetit të Përjetshëm. Babai i tij, Mario, ishte një trumbetist, ndaj edhe trumpeta ishte instrumenti i parë që luajti djaloshi. Ai filloi të shkruante muzikë që në moshën 6-vjeçare.

Kur ishte rreth 8 vjeç, Morikone u takua fillimisht me Sergio Leone në shkollën fillore (ribashkimi do të ndodhte pas më shumë se dy dekada). Frekuentoi Konservatorin “Santa Cecilia”, ku studioi nën kujdesin e Goffredo Petrassi, një kompozitor i madh italian.

Morikone kompozoi muzikë për dramat në radio dhe luajti në një orkestër të specializuar në muzikë për filma. “Shumica e këtyre rezultateve ishin shumë të shëmtuara dhe besoja se mund të bëja më mirë”, – shprehet ai në një intervistë në 2001. “Pas luftës, industria e filmit ishte mjaft e fortë këtu në Itali … por këto filma të rinj realistë nuk kishin muzikë të shkëlqyeshme. Më duheshin para dhe mendova se do të ishte mirë të shkruanim orkestrime filmike”.

Morikone ka punuar me Mario Lanza, Paul Anka, Charles Aznavour, Chet Baker, etj. si aranzhues në studio në RCA, si dhe me regjisorin Luciano Salce në një numër shfaqjesh. Kur, Salce i nevojitej një kompozitor për filmin e tij të 1961 “Il Federale”, ai punësoi Morikonen.

Rreth një duzinë filmash të tjerë pasuan dhe Leone, duke bërë filmin e tij të parë western, e bëri Morikonen të punojë në “Për një grusht dollarë”.

“Gradualisht me kalimin e kohës, ai si regjisor dhe unë si kompozitor, u përmirësuam dhe arritëm më të mirën, për mendimin tim, në filmin “Na ishte një herë Amerika”, – thotë Morikone./Konica.al

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren/ Gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Policia në Prizren ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, raporton PrizrenPress. Në...

Conte: Leverkusen ekip i shpejtë, sulmi ynë super. Pirlo te Juventus? Po plakem

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen nesër në mbrëmje (21:00), sfidë për çerekfinalet e Europa League. Trajneri i ekipit zikaltër, Antonio Conte ka...

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka...

Portreti i mikut, Bekim Fehmiu

Nga Ali Podrimja Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” (2015). (“TEMA”,10.10.2008) Shpesh kam menduar si të shkruaj për Bekim Fehmiun....

Rusia aprovon vaksinën e parë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Rusië ka dhënë aprovimin për vaksinën e parë në botë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, më...

Arrestohet organizatori i dasmës në Korishë të Prizrenit

Në fshatin Korishë të Prizrenit është intervistuar organizatori i një dasme. Sipas policisë, ai nuk ka respektuar dispozitat shëndetësore të pandemisë, raporton PrizrenPress. “Është raportuar se...

Sot shteti ndau 22 milionë euro nga pakoja emergjente

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 22 milionë euro nga pakoja emergjente fiskale. Në një përgjigje për KOHËN, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka...

Prej shtëpisë sime s’kam ku shkoj!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Para shumë vitesh në ditën e Shën Gjergjit, herët në mëngjesë Gala mori shtambat e doli të kroi i lagjës për të...

Një person në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person nga fshati Gjinovc i Suharekës nuk e ka respektuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vetizolim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të...

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekretares amerikane të Shtetit në vitet 2005-2009, dhe ka qenë këshilltare e sigurisë kombëtare për presidentin Xhorxh W.Bush...

Ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se janë përcaktuar tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie për vitin e...

“Pa PDK-në nuk mund të sigurohen numrat për rrëzimin e Qeverisë”

Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme...

ZYRTARE: Barcelona prezanton transferimin e parë këtë verë

Barcelona ka njoftuar për nënshkrimin e parë gjatë këtij afati kalimtar të verës. Futbollisti Gustavo Maia ka nënshkruar kontratë që e mban në Spanjë deri...

Dhunë familjare në Suharekë – arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunës në familje është raportuar brenda 24 orëshit të fundit në Suharekë, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të policisë, të mërkurën rreth orës...

Zgjedhja e Pirlos dhe frika e shkarkimit nga Juventusi, rrëfehet Paratici

Juventusi i surprizoi të gjithë duke zgjedhur Andrea Pirlon trajner të ri të skuadrës. 41-vjeçari nuk ka eksperiencë në pankinë, por është i sigurt...

I prekuri me COVID-19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Një i infektuar me COVID-19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuan 91 persona, e 53 nga ta ishin...

Lajmet e Fundit

Tensionet në Mesdhe në pikën kulmore, roja bregdetare greke qëllon anijen turke

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Çeku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...