10.3 C
Prizren
E hënë, 23 Nëntor, 2020

“Të gjithë lojtarët e dinë rëndësinë e ndeshjes me Maqedoninë, ata duan ta bëjnë historinë me Kosovën”

Kosova nuk pati rezultate të mira në dy ndeshjet e shatorit në Ligën e Kombeve, duke luajtur fillimisht 1:1 me Moldavinë në Itali për t’u mposhtur më pas nga Greqia me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndihmëstrajneri te Kosova, Muharrem Sahiti ka thënë se dy ndeshjet e shtatorit nuk sollën rezultate të mira, por synimi i atyre dy ndeshjeve ishte për ta parë formën dhe sa janë gati për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

Të kujtojmë se përballja me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinalës së play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian, ishte dashur të luhet në mars, por për shkak të situatës me koronavirus, ajo u shty për në tetor.

“Është e vërtetë që në mars kishim formë të mirë. Atëherë formë të mirë kishte edhe Maqedonia e Veriut, por ne në atë kohë nuk e kishim as Arbër Zenelin e as Hekuran Kryeziun sot i kemi dhe kjo është përparësi.

Mbetet të shihet në muajin tetor forma e tyre, por them se nëse jemi të kompletuar jam optimist për kualifikim, gjithmonë duke e parë energjinë dhe entuziazmin te djemtë tanë. Nuk ka garancion në futboll, por gjasat i kemi për kualifikim”, ka thënë Sahiti në “Rock N Roll Football” në Radio Prishtina, raporton Zeri.

“Maqedonia nuk është kundërshtar i lehtë. Ne përveç lojtarëve tanë, gjithmonë e përcjellim edhe kundërshtarin dhe formën e lojtarëve të kundërshtarit. Ne bazohemi në diçka para se të japim një vlerësim. Gjithsesi, në futboll nuk ka kundërshtar të lehtë, kjo u dëshmua edhe me Moldavinë e sidomos ndeshjet që janë me kualifikim direkt. Ne po punojmë shumë dhe kemi qenë vazhdimisht në kontakte me lojtarët dhe secili prej tyre e dinë që loja më e rëndësishme është me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë trajneri i Kosovës duke shtuar: “Lojtarët kanë premtuar që do të japim maksimumin me Maqedoninë dhe ata kur premtojnë edhe e realizojnë. Nëse Gjermanisë, Brazilit e Francës i mungojnë 8 lojtarë titullarë kanë shumë probleme e lere më ne si Kosovë kur na mungojnë tetë lojtarë. Pra nuk kemi prit mrekulli. Krejt çfarë kemi bërë është që ndaj Maqedonisë të jemi maksimum gati”, vlerësoi strategu gjilanas i cili shpreson se në tetor të jenë të gjithë të gatshëm.

“Uroj të mos kemi asnjë lëndim. Deri në këtë moment jemi komplet dhe të gjithë janë gati. Në disa shtete ka filluar kampionati në disa nis javën e ardhshme.

Gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë, shpresoj të mos ketë lëndime dhe mos të kemi infektime me COVID-19. Lojtarët janë të vetëdijshëm, po kanë kujdes që të jenë me Maqedoninë gati, pasi edhe për lojtarët është historike nëse e kualifikojnë Kosovën. Ne nuk kemi pasur rast më të mirë për t’u kualifikuar pasi vetëm 2 lojë na ndajnë nga evropiani”, tha Sahiti.

- Advertisement -

Më Shumë

“Vala e dytë e pandemisë do të prekë rëndë ekonominë”

Vala e dytë e koronavirusit do të prekë rëndë ekonominë e Eurozonës, paralajmëroi shefja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarade. Ajo iu bëri thirrje liderëve...

Seks dhe korona, çfarë thotë studimi i ri për përhapjen e virusit

Ndërprerja e masave dhe rritja e marrëdhënieve seksuale midis të rinjve nga në muajt e verës, duket se sipas hulumtimit të Institutit Andrologjik të...

PDK në Prizren: Afër 25 milionë euro suficit, për këto 3 vite keqqeverisje nga Haskuka

  Dega e PDK-së në Prizren, në vazhdimësi po e monitoron punën e qeverisë lokale në Prizren dhe në këtë kontekst, i kemi përcjellë veprimet...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

IKSHPK ia huq, komuna e Mamushës demanton lajmin se një 31-vjecar ka vdekur nga Covid 19

Në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik u dha lajmi se në Kosovë brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë...

Përurohet objekti i Urgjencës në Malishevë

Sot është përuruar objekti i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Në përurimin e kësaj qendre ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend...

Gjermania përkrah Lowin pavarësisht humbjes turpëruese

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, nuk është në rrezik që të humbë vendin e tij të punës pas humbjes turpëruese nga Spanja 6:0 në...

Publikohet romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, Apolloni: Çdo nënë ose pret, ose revoltohet

Koha ka qenë dëshmitare e shumë vargjeve lirike, himnizimeve dhe ngritjeve të shkrimtarëve nëpërmjet kultit të gruas. Mirëpo, përherë më e vështira ka qenë...

18-vjeçari me dy lloj organesh gjenitale mbetet shtatzënë

Një adoleshente e lindur me organe gjenitale mashkullore dhe e rritur si djalë ka mbetur shtatzënë pasi zbuloi se ka vezore që punojnë, mitër,...

Kloppi: Tetë klube në garë për titull në Premier League

Jurgen Klopp beson se tetë klube janë në garë për titull të Premier Leagues. Ai është i bindur se mbajtja e titullit kampion i...

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Prizrenit, në krizë edhe bizneset

Pandemia COVID-19 po cenon shëndetin e qytetarëve të Prizrenit, me numrin që po shkon duke u rritur javëve të fundit. Por kjo situatë po prek...

Ky është këmbësori që u godit për vdekje me veturë në Lanovicë të Prizrenit(Foto)

Një person ka ndërruar jetë sot pasi është goditur nga një veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren. Këtë e bëri të ditur sot...

Prizren, 4 të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë sot 19 persona me COVID-19 kanë vdekur. Derisa 711 persona kanë rezultuar pozitivë...

Hoti: Deklaratat e Selmanajt rreth të pagjeturve janë shtrembëruar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj janë duke u shtrembëruar. Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të...

Detaje se si prizrenasi kanosi nënën e tij me sëpatë pasi nuk i dha para

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin E. F., nën...

Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në...

Lajmet e Fundit

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

12 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...