10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Trump nxjerr SHBA-në nga traktati ushtarak me Rusinë e NATO-n

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur disa kushte, Trump-i deklaroi në maj se se ai do të tërhiqej nga traktati.

Thirrjet e partnerëve evropianë për ta rishikuar vendimin, ranë në veshë të shurdhër në Uashington. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e administratës së tij për t´u tërhequr nga marrëveshja “Open Skies”, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht të dielën (22.11) nga marrëveshja.

Traktati siguron kryerjen e fluturimeve inspektuese mbi territoret e vendeve anëtare për të monitoruar aktivitetet ushtarake. Zyrtarët e SHBA-së akuzojnë Rusinë për cënim të traktatit “Open skies” duke bllokuar fluturimet survejuese mbi disa zona, përfshirë enklavën ruse të Kaliningradit dhe kufurin me Gjeorgjinë.

Trumpi nxehur për shkak të fluturimeve mbi fushat e golfit

Këshilltari për sigurinë i presidentit Trump, Robert O’Brien, tha atëhere se arsyeja për largimin e SHBA-së është, se rusët e kanë shkelur marrëveshjen sistematikisht duke iu ndaluar amerikanëve dhe aleatëve të tyre fluturimet. Po ashtu ata kanë fluturuar mbi objekte civile, Shtëpinë e Bardhë, Camp David dhe një fushë golfi ku ndodhej Presidenti Trump.

Më 22 maj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate me shkrim njoftoi se vendimi i vendit të tij për t´u larguar nga traktati do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, më 22 nëntor. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 1992 midis NATO-s dhe Rusisë dhe u lejonte të 34 vendeve nënshkruese të kryenin disa vëzhgime çdo vit në hapësirën ajrore të këtyre vendeve.

Kështu, SHBA-ja dhe Rusia mund të kryenin përkatësisht 42 fluturime kontrolli çdo vit. Në tërësi u bënë më shumë se 1500 fluturime nga të gjitha vendet.

Marrëveshja konsiderohet si një shtyllë e masave për krijimin e mirëbesimit. Mundësia për të vëzhguar aktivitetet amerikane si në Poloni ose Gjermani është atraktive për rusët dhe për këtë arësye vendi mbetet pjesë e marrëveshjes pavarësisht rezervave masive.

Për SHBA-në kjo marrëveshje nuk rezultoi shumë e favorshme megjithë kostot në rritje. Për më tepër SHBA-ja ka një akses të gjerë në satelitët fotografues, prandaj nuk janë shumë të varur nga fluturimet vëzhguese, sa për shembull janë rusët.

Gjermania do të mbetet pjesë e marrëveshjes

Në fillim të këtij muaji ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërkoi që vendet e mbetura të NATO-s që do të mbledhin të dhëna nga fluturimet vëzhguese nuk duhet t´i ndajnë ato me Uashingtonin. Ai gjithashtu insistoi se bazat e SHBA-së në Evropë nuk duhet të përjashtohen nga misionet vëzhguese ruse.

Qeveria Federale ka kundërshtuar largimin e SHBA-së nga “Open Skies” dhe ka deklaruar se ajo të mbetet pjesë e saj. Vëzhguesit kanë dyshime se largimi i SHBA-së nga „Open Skies” është vetëm goditja e parë e përpjekjeve për çarmatimin./DW

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit