13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Turizmi Fito- Terapeutik

Doctorant, Naser Bresa, eco-turizem

Prizreni dhe areali që ngërthen është me shumë se begatia vet’!

Termi Fito-Terapeutik është relativisht i ri në mesin tonë, por shumë i njohur dhe i vlerësuar në vende të ndryshme ku mjekësia alternative ishte dhe vazhdon të jetë e zhvilluar.

Fito-terapeutiket, dikur ishin preparate të cilat shpëtonin jetë, apo më mirë thënë ishin e vetmja formë e mjekimit në botë, me të cilën janë shpëtuar jetë të tera. Sëmundjet e ndryshme, sidomos infektive nxiten politika shtetërore të orientohen investimeve farmaceutike(siç është rasti i antibiotikëve dhe citostatikëve), e keqe e domosdoshme, por më e keqja është përdorimi apo dhënia shpesh pa kriter.

Me vite të tëra, ‘’bossat’’ farmaceutik, kryesisht prodhuesit, duke mos përjashtuar edhe dilerët jo të pakët, janë përcaktues edhe të politikave globale, pikërisht duke imponuar me benofitet e tyre, shumë herë në kurriz të popullates. Nëse bëjm një vëzhgim në mes të barnave, t’ produkteve ‘’bio’’ apo të quajtura Fito-terapeutik, ndikimet pothuajse zero në fazën pas-terapeutike, tashmë si të preferuara nga bota e civilizuar, në krahasim me përdorimin e barnave farmaceutike-kimike, kryesisht efekte anësore me dhjetëra ndikime negative, pas fazës terapeutike, atëherë logjika e shëndosh duhesh të kujdes-tarohej 24h. Sipas shumë ekspertëve të mjekësisë moderne, pa barna farmaceutike-kimike nuk ka jetë, mbase nuk ka as alternativë, gjithnjë sipas tyre, mendim që duhet respektuar deri në masën kur nuk tejkalon mundësin e kurimit me barna bimore apo preparate Fito-terapeutike, sepse do kalojmë në abstrahizëm apo iluzionizëm.

‘’Mjekët’’, në këtë mënyrë mundësojnë monopolizim e biznesit farmaceutik mbi qytetarin e zakonshëm, duke mbyllur të gjithë dyert edhe atëher kur nuk ekziston përkufizim fizik, përmes metodës indoktrinuese, të jesh i shpëtuar duhet të jesh i dëgjuar, në raste dështimi, vetëm Zoti e din, refren n’kontinuitet. Ky fenomen mund të asocoj në shpatën e Demokleut, duke përllogaritur dëmin që do bëjë pas këputes litarit, ekuivalent me efektin anësor të barnave farmaceutico-kimike.

Kosova, Prizreni në veçanti gëzon florë jashtëzakonisht të begatshme, mbi 300 lloje bimësh me karakter shërues, gamë e tërë e bimëve Fito-terapeutike, andaj mendja e shëndosh do të ekcitohej nga resurse të këtilla të cilat kanë efekt kurativ apo shërues. Ja vlen të bashkëbisedojmë, të gjithë shtresat shoqërore për një të sotme më të qëndrueshme dhe një të ardhme me perspektivë, që nënkupton reduktim të përdorimit të barnave të përfituara industrialisht, njëkohësisht hapje e perspektivës për metada kurative Fito-terapeutike do ketë ndikim edhe në shëndet, mirëqenie dhe zhvillim në komunitet.

Fokus i këtij shkrimi është sensibilizimi i masës për përdorim të preparateve të pastërta, Fito-terapeutike, të cilat përveç efekteve kurative, kanë efekt rregulluese metabolike, me automatizëm konsiston edhe me rritjen e imunitetit. Pse, pikërisht në Prizren Turizëm Fito-terapeutik, përgjigja qëndron brenda vetes, ne kem pasuri eko-diversitare, kushte klimatike te jashtëzakonshme, ekspert të identifikimit, përparimit dhe të mostrimit. Duke pasur parasysh vlerësimin që japin prodhimeve herbale në botë, gjegjësisht Fito-terapeutikëve, diçka e këtillë duhet bërë edhe të ne, që përmes PIAR-kampanjave, të nxisim turizëm shumëdimensional, si ai, kulturor, tradicional, sportive dhe shumë formave tjera turistike.

Nëse analizojmë përdorues të barnave alternative në botë, do shohim ngritje të diagramit, që është në disfavor më ‘’bosset’’ farmaceutik, pra dite të mira po vijnë për njerëzimin dhe ditë jo fort të mira për dilerët(disa) e barnave farmaceutike. Çfarë mund të bëjm si shoqëri, si institucione dhe parasëgjithash si grup intelektualësh, që jem të thirrur të ngrisim zërin e arsyes për apostrofim të të keqës dhe pasqyrim real të produktives-prosperuese, shëndeti dhe zhvillimi ekonomik. Ka mundësi që të dyja të ushqehen(resurset humane dhe vullneti për të argumentuar këto vlera ), simbiotikisht të prodhojnë sinergji projektuese në vizionin akumulues të vlerave kuruese, alternative për qytetarët ton, vizitoret me qëllim Fito-terapeutik.

Ndërtimi i interakcionit grumbullues, përpunues, distribuues të barnave me efekt regjenerues, rehabilitues dhe riprodhues është parametër premutes edhe i zhvillimit ekonomik. Nëse i referohemi, mjekësisë së vjetër, në antic dhe më largët, mjekësia popullore shëron, pastaj thënieve profetike se çdo sëmundje ka barin shërues, mendjes së kulluar, parandalo për të mos shëruar, atëherë ë rrugë e vetme është përdorimi i produkteve bimore që fatmirësisht kemi me mjaftueshëm, andaj le ti përdorim…!

Në duar tona mbetet të projektojmë rrugëtimin e mëtutjeshëm, apo strategji specifike duke pasqyruar vleratë eko-diversitare që posedojmë, pra, resurset humane dhe vullneti për të argumentuar këto vlera, para qytetarëve vendor dhe atyre të jashtëm, duke ofruar Paketë Turistike, eksplicitet.

Në fillim mendojmë të jenë shërbime promovuse, kryesisht për vitin e parë, pastaj të sendërtohet rrjet ndërveprues me përpunues dhe verifikues të vlerave kurative-rehabilituese në shëndet të produkteve herbale.

Paketë e këtillë do të stimuloj zhvillimin e Turizmit Fito-terapeutik me këtë edhe zhvillimi socio-ekonomik. Prizreni do të fitoj edhe një epitet, qytet eko-diversitar, me mjekim alternativë, perceptimin ndryshe në menaxhim të jetës dhe ruajtjes së shëndetit.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit