23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ushtria Turke kundërpërgjigjet fuqishëm, nis bombardimin masiv kundër pikave të regjimit Asad

Tensionet në veri-perëndim të Sirisë kane arritur pothuajse kulmin pas një sulmi të regjimit të Asadit ndaj pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Turqisë ku 29 ushtarë mbeten të vrarë dhe mbi 15 të tjerë të lënduar.

Menjëherë pasi u konfirmuan lajmet për viktimën e fundit zyra e Presidencës se Turqisë doli me deklarata te fuqishme ku njoftoj për nisjen e bombardimeve masive ndaj pikave te Regjimit te Bashar Al-Asadit.

Këtë e konfirmoj edhe agjencia e lajmeve siriane SANA ku sipas lajmeve nga mediat siriane pretendohet se 12 pika te forcave siriane janë bombarduar nga Forcat e Armatosura te Republikës se Turqisë.

Në anën tjetër, Njoftohet se elementet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjatë operacioneve në Idlib, në 17 ditë kanë neutralizuar 1.709 elementë të regjimit.

Pamjet e neutralizimit të paramilitereve sirian:

Sipas informacioneve të marra, theksohet se forcat e TSK-së që ndodhen në rajonin e Idlibit për të siguruar armëpushimin gjatë operacioneve brenda 17 ditëve kanë neutralizuar 1.709 elementë të regjimit, 55 tanke, 3 helikopterë, 18 automjete të blinduara, 29 obusë, 21 automjete ushtarake, 4 kundërajrorë, 6 depo municionesh dhe 7 mortaja.

Në anën tjetër, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se Forcat e Armatosura Turke (TSK) bëjnë përpjekje për një paqe sa më të shpejt në Idlib.

Akar, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit