16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Autobusi me dasmorë bie në lumë, humbin jetët 24 persona

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën kur një autobus me të cilin po udhëtonin dasmorët, ra nga ura dhe përfundoi në një lum në pjesën perëndimore të Indisë.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe sipas burimeve të policisë në autobus kanë qenë 30 pasagjerë.

Autoritetet thanë se tha se nga 24 personat që humbën jetën 11 ishin gra, 10 burra dhe tre fëmijë ndërsa një grua dhe një vajzë e mitur ishin mes pesë të plagosurve.

Mësohet se se tre nga të lënduarit janë në gjendje traumë dhe janë dërguar në një spital në Kota për trajtim të mëtejshëm, shkruan India Today.

Megjithatë, nuk është konfirmuar ende si arsyeja e aksidentit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe policia mori informacion brenda 15 minutave dhe u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Aksidentet janë të shpeshta në Indi. Për shkak të lëvizjeve të pakujdesshme, rrugëve me gropa dhe tejkalimi i numrit të pasagjerëve nëpër automjete, çdo vit humbin jetë deri në 150 mijë persona.

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit