6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vdekjet në botë nga koronavirusi i afrohen njëmilionshit

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi i cili u shfaq më pak se një vit më parë në Kinë dhe ka përfshirë të gjithë botën, iu afrua shifrës 1 milion të hënën.

Pandemia ka shkatërruar ekonominë globale, ka ndezur tensione gjeopolitike dhe shkatërruar jetë, që nga lagjet e varfëra indiane dhe xhunglat e Brazilit deri në qytetin më të madh të Amerikës New York.

Sportet botërore, argëtimi, udhëtimet ndërkombëtare u ndalën ndërsa tifozët, spektatorët dhe turistët u detyruan të qëndronin në shtëpi, të mbyllur nga masa të rrepta të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Kontrollet drastike që vunë gjysmën e njerëzimit – më shumë se katër miliardë njerëz – nën një formë bllokimi deri në prill, në fillim e ngadalësuan ritmin e saj, por që kur kufizimet u lehtësuan, rastet u rritën përsëri.

Numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi ka SHBA, Brazilin dhe Indinë, që përbëjnë gati gjysmën e totalit. Kjo shifër del gati 10 muaj pasi dolën lajmet në lidhje me rastet misterioze të pneumonisë virale në Wuhan të Kinës.

– Më shumë se 33 milionë infektime janë konfirmuar në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

– Britania e Madhe ka shënuar gati 42,000 vdekje, dhe rastet janë rritur me një mesatare prej më shumë se 5,500 në ditë.

– Gati dy të tretat e popullsisë së Uellsit do të jenë nën bllokim kur të nisin kufizimet e reja në tre zona të tjera nga 18:00 BST.

– Kufizimet në lëvizje janë duke u zgjeruar për të përfshirë një milion njerëz në kryeqytetin spanjoll, Madrid dhe zonat përreth tij.

– Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 një pandemi në 11 mars, kur rreth 4,300 njerëz kishin vdekur. Në atë kohë, agjencia globale e shëndetësisë paralajmëroi për “nivele alarmante të mosveprimit” në luftën kundër virusit të ri.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit