Basketbollisti Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter në Calabasas të SHBA-ve.
Vajza 13 vjeçare e Bryant, Gianna Maria Onore, ishte pasagjere në këtë helikopter dhe sipas burimeve të TMZ Sports, edhe ajo ka ndërruar jetë.
Bryant po udhëtonte me të paktën tre persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur ndodhi përplasja.
Personeli i urgjencës u përgjigj, por askush në bord nuk mbijetoi.
Pesë persona janë konfirmuar të vdekur.