9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetw vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën.

“Ishte një? ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë? Muharremaj në Gjinoc”,ka shkruar Muharremaj.

Muharrmaj tutje ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00, me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.

Njoftimi i plotë:

Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.

Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.

Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.

Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.

Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.

I përjetshëm kujtimi për ty

Baci Lil

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit