10 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit mohojnë fajësinë për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Almir Saiti, Refki Musbegu, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenusha Mehmeti-Behluli, janë deklaruar të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Genc Nixha, të akuzuarit kanë thënë se nuk e ndiejnë veten fajtorë për akuzën me të cilën ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Xheladin Osmani, pas kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit Almir Saiti, avokatit Hajrip Krasniqi, se nga prokuroria nuk i kanë deklaratat e të akuzuarve, e ka obliguar prokurorin Nixha që brenda afatit ligjor, atyre t’u dorëzohen këto deklarata.

Pasi që të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë, gjykatësi Osmani, i ka njoftuar ata se brenda afatit ligjor kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet si dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës, ndërsa seancën e  shqyrtimit të dytë e ka caktuar më 15 gusht 2019, në ora 13:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 16 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Almir Sahiti, Refki Muzbeg, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenusha Behluli-Mehmeti për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Almir Saiti akuzohet se gjatë periudhës 2010, e deri më 22 tetor 2015, duke mos i përmbush detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten apo për tjetrin, i shkakton dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Në aktakuzë thuhet se kjo ka ndodhur në atë mënyrë që i caktuar si menaxher-drejtor i projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur, ku për fazën e parë ka qenë i përcaktuar operatori ekonomik “Alkom-Konstruksin” nga Prizreni, punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuar, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në gjashtë raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 324.623.82 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Saiti edhe pse është vërtetuar se pozicionet nuk janë punuar si duhet ashtu siç kanë qenë të parapara sipas kontratës edhe për fazën e dytë për të cilën ka qenë i kontraktuar operatori ekonomik “Elshani” nga fshati Metvec, Komuna e Prizrenit, punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuar, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në 15 raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 573,154.90 euro, të përshkruar në hollësisht sikurse në ekspertizën financiare të ekspertit financiar Hamid Kastrati.

Ndërsa, sipas aktakuzës, Refki Musbeg akuzohet se gjatë periudhës 22 tetor 2009, e deri më 30 qershor 2011, duke mos i përmbush detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten apo për tjetrin, i shkakton dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Ai akuzohet se si person i caktuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si organ mbikëqyrës i projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur, ku për fazën e parë ka qenë i përcaktuar operatori ekonomik “Alkom-Konstruksin” nga Prizreni, punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuar, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në gjashtë raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 324,623.82 euro, të përshkruara më hollësisht sikurse në ekspertizën financiare të ekspertit financiar Hamid Kastrati,

Në aktakuzë thuhet se edhe pse është vërtetuar se punimet nuk ishin kryer si duhet dhe siç kanë qenë të parapara sipas kontratës dhe për faktin se pranimi teknik për këtë objekt nuk është bërë  deri me datën e dorëzimit të ekspertizës më 1 mars 2019, i njëjti ka lejuar pagesat.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Muhamet Bajrami akuzohet se gjatë periudhës 24 dhjetor 2010 e deri më 22 tetor 2015, duke mos i përmbush detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten apo për tjetrin, i shkakton dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Ai akuzohet se si person i caktuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si organ mbikëqyrës i projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur, ku për fazën e dytë për të cilën ka qenë i kontraktuar operatori ekonomik “Elshani” punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuar, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në 15 raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 573,154.90 euro, të përshkruar në hollësisht sikurse në ekspertizën financiare të ekspertit financiar Hamid Kastrati.

Kurse, Hatixhe Përzhella akuzohet se gjatë periudhës dhjetor 2013, e deri më 27 maj 2014, duke mos i përmbush detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten apo për tjetrin, i shkakton dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit, ku si person i caktuar nga Drejtoria për Shërbime Publike në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si organ mbikëqyrës i projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur, ku për fazën e tretë për të cilën ka qenë i kontraktuar operatori ekonomik “Kosova Erh-Kotori” nga Prizreni, punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuar, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në tre raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 67,633.00 euro, të përshkruar në hollësisht sikurse në ekspertizën financiare të ekspertit financiar Hamid Kastrati.

Sipas prokurorisë për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Drenusha Behluli-Mehmeti, e cila ngarkohet se gjatë periudhës 3 nëntor 2017, e deri më 12 dhjetor 2017, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten apo për tjetrin, i shkakton dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit, ku si person i caktuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për mbikëqyrjen e projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur, ku për fazën e tretë për të cilën ka qenë i kontraktuar operatori ekonomik “NNT TONI” nga Malisheva, punime të cilat nuk janë kryer sipas pozicioneve të paracaktuara, pa mbajtur librin ndërtimor dhe pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave duke nënshkruar procesverbalet për lejimin e kryerjes së pagesave në dy raste për këtë kompani, në shumë të përgjithshme prej 64,609.23 euro, të përshkruar në hollësisht sikurse në ekspertizën financiare të ekspertit financiar Hamid Kastrati.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragraf 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Instituti i Medias në Kosovë letër Kurtit: Gazetarët të konsiderohen vijë e parë e frontit kundër Covid-19

Instituti i Medias në Kosovë, sot i ka dërguar letër Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Ministrit të Financave Bislim Bislimi dhe Komisionit të Pavarura...

Kosova planifikon ta kalojë krizën e pandemisë me grante dhe borxhe

Rreth 400 milionë euro me pak mund të ketë buxheti i Kosovës këtë vit, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19. Qeveria e...

Arrestohet dy persona në Korishë, nuk e respektuan orën policore

Dy persona janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi nuk kanë respektuar orën policore. “Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar pasi që...

Si i ndryshojnë qytetërimet, epidemitë

Për ta vendosur në perspektivë pandeminë e koronavirusit, mendoni se çfarë ndodhi kur murtaja bubonike goditën Londrën në vitin 1665. Fillimi i sëmundjes mund...

I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar dhuron 200 mijë maska për Shqipërinë

Rolando Lekaj e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss&Mister Lezha”. Më pas ai mori pjesë në spektakle të...

Rama nuk heq dorë, paralajmëron burg për ata që nuk zbatojnë rregullat pas të hënës

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisin të zbatohen masa të reja ndëshkimore për personat që nuk respektojnë distancimin social...

Sulmohen dy policë në Suharekë

Dy pjesëtarë të policisë, janë sulmuar në fshatin Reshtan të Suharekës. Sulmuesi është hasur duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës. “Është arrestuar...

Haskuka jep dy lajme të mira për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë dy lajme të mira për koronavirusin. “Dje kishim dy lajme të mira. I pari ishte që kontaktet e...

Greqia izolon kampin e dytë të azilkërkuesve

Greqia ka izoluar kampin e dytë të migrantëve pasi një burrë 53 vjeç u testua pozitiv për koronavirusin e ri, tha të dielën ministria...

Anulohet Wimbledon, shkak koronavirusi

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë koronavirus. “Ky është një vendim që nuk e...

Reperët e njohur dhurojnë 100 mijë maska mbrojtëse për të burgosurit

Reperët e njohur, Jay Z dhe Meek Mill, vazhdojnë ende duke  ndihmuar njerëzit gjatë përhapjes së pandemisë. Për të mbrojtur stafin dhe të burgosurit nga...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Ngushëllimi i Haskukës për familjet e dy të vdekurve nga COVID-19, njëri nga Korisha e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, u ka shprehur ngushëllime familjares së 70 vjeçares nga fshati Korishë dhe pacientit nga Prishtina, të cilët ndërruan jetë...

De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh...

Prej vendimit për kufizim të lëvizjes në Dragash është arrestuar vetëm një person për narkotikë

Prej vendimit të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19, në Komunën e Dragashit ka ndodhur...

Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet...

Lajmet e Fundit

Edhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë identifikuar gjatë ditës së sotme, shkruan Insajderi. Me këto raste, ka shkuar në 165 persona...

Dy të arrestuar në Suharekë

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, të dielën, janë arrestuar dy të dyshuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për...

Kurti telefonon familjen e 70 vjeçares nga Korisha, iu shpreh ngushëllime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka telefonuar familjarët e dy viktimave të shënuara sot nga virusi Corona për t’u shprehur ngushëllimet. Kjo u bë e...

Korisha në karantinë – banorët s’pajtohen e Komuna thotë se nuk hiqet para 14 ditësh

Nënkryetari i Shtabit Emergjent në fshatin Korishë, Rexhë Ukaj, ka konfirmuar se e moshuara e identifikuar me koronavirus ka vdekur, porse lajmi pozitiv është...

Ish-ministri Gashi kërkon që në Pakon Emergjente të përfshihen edhe artistët e sportistët

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka kërkuar mbështetje edhe për sportistët dhe artistët, pas gjendjes së krijuar nga Coronavirusi. Deputeti Gashi, nëpërmjet...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!