27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027.
Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë.

Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë.

Letonia – Luksemburgu dhe Qipro – Turqia janë ndeshjet tjera të raundit të parë kualifikues për Botërorin që mbahet në vitin 2027 në Gjermani.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 zhvillohet në vjeshtë. Ndeshja në Britani të Madhe do të zhvillohet më 29 apo 30 tetor, ndërsa ndeshja në vendin tonë më 1 apo 2 nëntor.
Kombëtarja më e suksesshme avancon në raundin e dytë kualifikues.

Të kujtojmë që Kombëtarja jonë është përballur me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Më 10 janar të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar me rezultat 30:22. Ndërkohë më 13 janar 2024 në Derby, djemtë tanë fituan me rezultat 29:23. Me dy fitore, Kosova avancoi në fazën e dytë kualifikuese./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Kur je kurvë me mandat!

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë. Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion. Të gjithë...

Lajmet e Fundit