18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 179

Peja 03 në super formë shënon fitore ndaj Junior 06

0

Peja 03 triumfoi ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 109:56 (31:14, 33:13, 22:14, 23:15) në javën e 14-t të Superliga Femrat.

Sfida nisi me dominimin e vendaseve që mbyllën çerekun e parë 31:14, derisa njëjtë vazhduan edhe në periudhën e dytë për të thelluar epërsinë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 64:27.

Dominimi i pejaneve vazhdoi edhe në çerekun e tretë 22:14, ndërsa pejanet shkëlqyen edhe në pjesën e fundit dhe fituan 109:56.

Më e mira te vendaset ishte Alexis Tolefree me 24 pikë, katër kërcime, tri asistime ndërsa te mysafiret ishte Abigail Ogle me 14 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Peja 03 ka tetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Junior 06 ka pesë fitore dhe nëntë humbje./PrizrenPress.com/

Jam ky që jam

0

Demir Reshiti

Jam si shtrëngata që derdhet me shpejtësi
Endem vjedhurazi në rrugën e rërës
Jam avulli që lëshon kali i zi
Në trokun e fundit drejt humnerës

Jam deti i trazuar që hedh valën
I freskon sytë dhe puthit shkëmbin
Jam i verbuari nga hëna dritargjendtë
Që kohës dinozaur i shkuli dhëmbin

Jam mysafir i paftuar në këtë botë
Jam rërë e gjallë dhe shkallë me parmakë të thyer

Jam shije e hidhur në menynë e kripur me lot
I lindur për ta shuar zjarrin e urryer
Jam unë ky që jam
Jam unë,
Unë dhe vetëm unë!

Bora me fitore të madhe ndaj kampionëve

0

Bora arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe, duke mundur kampionët dhe fituesit e Kupës, Trepçën me shifrat 89:88 (17:15, 16:22, 33:20, 23:31).

Në takimin e javës së 21-të të ProCredit Superligës, prishtinasit kishin deri 17 pikë epërsi, por në fund mitrovicasit u rikthyen, derisa drama vazhdoi deri në çastet e fundit, me vendasit që triumfuan në fund.

Vendasit arritën epërsinë më të lartë në 17 pikë, 79:62, por kampionët me një seri të jashtëzakonshme 4:22 përmbysën shifrat në 83:84, derisa dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit me shumë ndërrime në rezultat, ndërsa vendimtar në fund ishte Cambridge për vendasit, i cili me dy ngulitje për 89:88 i solli Borës dy pikë shumë të rëndësishme. Ai kaloi te Bora, pikërisht nga Trepça.

Alex Lomax ishte më i miri te Bora me 25 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Tekele Cotton me 21 pikë dhe Michael Myres me 16 pikë e 12 kërcime.

Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa Trepça 14 fitore e shtatë humbje./PrizrenPress.com/

Vetëplagoset aksidentalisht një polic në Suharekë

0

Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se policit i është dhënë ndihmë mjekësore.

“Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore.

“Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vend ngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati polocor I Kosovës, rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim.

Klankosova.tv mëson se polici i vetëplagosur është Egzon Muqa dhe se rasti ka ndodhur derisa ai ishte duke e pastruar revolen, e cila i ka shkrepur dhe e ka lënduar.

Tutje, bëhet e ditur se polici gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/626637926787976


Bashkimi i pandalshëm – Kampionet vazhdojnë dominimin në Superligë

0

Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Penzën në “Sezai Surroi” në Prizren me shifrat 82:70 (29:14, 16:16, 21:12, 16:28) në javën e 14-t të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress.

Sfida nisi me dominimin e vendaseve që mbyllën çerekun e parë 29:14 për të vazhduar në një pjesë të dytë të barabartë 16:16, derisa pjesa e parë u mbyll 45:30.

Dhjetëminutëshi i tretë ishte vendimtar, ku prizrenaset thelluan epërsinë 21:12, kurse perioda e fundit ishte më e mirë për Penzën 16:28, por që nuk ia arritën të mposhtin kampionet, që fituan në fund 82:70.

Më e mira te vendaset ishte Aulona Muhadri me 12 pikë, 15 kërcime, tri asistime, ndërsa te mysafiret ishte Nicole Terry me 30 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Bashkimi ka 13-të fitore dhe një humbje, ndërsa Penza ka shtatë fitore dhe shtatë humbje./PrizrenPress.com/

 

Votat me postë, më së shumti votues nga qyteti i Prizrenit

0
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Në bazë të numërimit del se nga qyteti i Prizrenit ka më së shumti vota nga ana e diasporës.

Nga Prizreni votuan plotë 4901 votues. Në vendin e dytë rënditet Prishtina me 4851 votues pastaj Gjilani me 4480 votues dhe Peja me 4362 votues.

Në top pesëshen e qyteteve në rënditet edhe Gjakova me 4156 votues./Indeksonline/

Rrënohet objekt i vjetër për ndërtimin e hapësirës së re për Shoqatën e Bizneseve ‘Esnaf’ në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur ss Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ka nisur procesin e rrënimit të objektit ekzistues, ku pastaj do të ndërtohet objekti i ri për Shoqatën e Bizneseve “Esnaf”.

Ky objekt do të ofrojë hapësirë më funksionale, që përkthehet drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të punës në Komunën e Prizrenit.

Kuvendi i Prizrenit sërish harmonizon Planin për Parkun e Biznesit sipas kërkesës së MMPHI-së

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur të enjten, kanë harmonizuar vendimin për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit”, sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, bazuar në kërkesën e MMPHI-së.

Gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës, kryesuesja Antigona Berisha-Bytyçi ka bërë të ditur se MMPHI konform udhëzimit administrativ ka kërkuar që raporti i shqyrtimit publik të jetë pjesë e vendimit.

“Këtë raport, Ekzekutivi komunal ia ka bashkëngjitur këtij propozim-vendimi dhe neve na mbetet vetëm që ta miratojmë dhe ta përcjellim te Ministria”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.

Anëtari i Kuvendit nga grupi i LDK-së, Marin Përgjokaj ka theksuar se është hera e katërt ose e pestë që ky organ e voton këtë plan.

“Në vazhdimësi kemi bërë kërkesa te zyra ligjore që aktet ti bëjnë konform ligjit, që mos të merremi disa herë me të njëjtën pikë”, ka thënë Përgjokaj.

Ngjashëm është shprehur edhe kuvendarja nga radhët e LVV-së, Dafina Alishani duke kërkuar sqarime nëse është marrë ndonjë masë ndaj atyre që janë përgjegjës për këto lëshime.

“Dikush duhet të jap përgjegjësi”, ka deklaruar Alishani.

Por drejtori i DUPH-së, Pranverim Berisha është përgjigjur duke thënë se në këtë rast MMPHI ka kërkuar dokumente shtesë që tani janë bashkëngjitur dhe se kësisoj akti harmonizohet me kërkesën e nivelit qendror.

Por ky koment nuk ka qenë i mjaftueshëm për opozitarët. “Nuk bën me na lajthit”, është shprehur kuvendarja Dafina Alishani. Ngjashëm si ajo edhe anëtarët tjerë të LVV-së kanë përkujtuar se zotimi i Ekzekutivit lokal ka qenë funksionalizimi i Parkut të Biznesit në 6 muajt e parë të qeverisjes.

Pavarësisht këtyre mospajtimeve, në favor të harmonizimit të këtij vendimi kanë votuar 32 kuvendarë.

Komuniteti i biznesit në Prizren prej shumë vitesh avokon për funksionalizimin e Parkut të Biznesit.

Zyrtarët komunalë muaj më parë patën theksuar se procedurat ligjore lidhur me Parkun e Biznesit planifikohet të përmbyllen deri në fund të vitit 2024, në mënyrë që prej fillimit të vitit 2025 të nis vendosja e bizneseve prodhuese.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë janë investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Spitalin e Prizrenit shpëton jetë, qindra shërbime në tetë muaj

0

Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, sipas përgjegjësve në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka sjellë mundësi të reja për ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.

Ky shërbim, sipas njoftimit të këtij spitali, përfshin ndërhyrje të tilla si koronografi dhe stentime, si dhe intervenime të ndërlikuara, siç është vendosja e pacemakerit.

Shefi i Repartit Koronar dhe Përgjegjësi i Kardiologjisë Intervente, Dr. Fazli Berisha, ka pohuar se nga qershori i vitit të shkuar janë realizuar qindra shërbime.

“Që nga data 14 qershor 2024, kur u bë inaugurimi dhe fillimi i punës, deri më 26 shkurt 2025, janë kryer 451 koronografi, 155 stentime dhe një rast i vendosjes së pacemakerit. Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar edhe raste të ndërlikuara, siç është vendosja e pacemakerit nga ekipi i kardiologëve invazivë të QKUK dhe Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Ky ishte rasti i parë në spitalin tonë dhe përfshinte vendosjen e pacemakerit dhe stentimin te një pacient me bllok total atrioventrikular dhe që ishte hemodinamikisht jo stabil. Pas dërgimit të pacientit në Laboratorin e Kateterizimit dhe me thirrjen e ekipit të anestezionit, iu vendos pacemaker dhe u realizua edhe koronografia, duke përfshirë stentimin. Ky intervenim u realizua me sukses dhe pa asnjë komplikacion”, ka theksuar Berisha, ka njoftuar Spitali i Prizrenit.

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, ka vlerësuar se Shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit ofron mundësi për të shpëtuar jetë.

“Reagimi adekuat dhe i shpejtë është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Angazhimi i stafit dhe mbështetja e institucioneve, si Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Qeveria e Luksemburgut, janë faktorët kyç për arritjen e këtyre rezultateve. Këto rezultate janë një motivim për ne si menaxhment dhe stafin e spitalit për të vazhduar me përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe për t’i ofruar shërbimet më pranë pacientëve, pa pasur nevojë të shkojnë në QKUK ose institucione të tjera shëndetësore, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ajo, sipas njoftimit të Spitalit, raporton Telegrafi.

Për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë investuar rreth 1 milion euro për planin arkitekturor, punët infrastrukturore, materialet shpenzuese dhe medikamentet e nevojshme. Ndërsa Qeveria e Luksemburgut ka investuar 2 milion euro për sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme, mobilimin e laboratorit dhe trajnimet profesionale të stafit brenda dhe jashtë Kosovës.

 

Deri në mesnatë, numërohen 19 nga 43 vendvotime të votave të diasporës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net