Bora me fitore të madhe ndaj kampionëve

Bora arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe, duke mundur kampionët dhe fituesit e Kupës, Trepçën me shifrat 89:88 (17:15, 16:22, 33:20, 23:31).

Në takimin e javës së 21-të të ProCredit Superligës, prishtinasit kishin deri 17 pikë epërsi, por në fund mitrovicasit u rikthyen, derisa drama vazhdoi deri në çastet e fundit, me vendasit që triumfuan në fund.

Vendasit arritën epërsinë më të lartë në 17 pikë, 79:62, por kampionët me një seri të jashtëzakonshme 4:22 përmbysën shifrat në 83:84, derisa dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit me shumë ndërrime në rezultat, ndërsa vendimtar në fund ishte Cambridge për vendasit, i cili me dy ngulitje për 89:88 i solli Borës dy pikë shumë të rëndësishme. Ai kaloi te Bora, pikërisht nga Trepça.

Alex Lomax ishte më i miri te Bora me 25 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Tekele Cotton me 21 pikë dhe Michael Myres me 16 pikë e 12 kërcime.

Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa Trepça 14 fitore e shtatë humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit