29.3 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 182

Prizren/ Policia paralajmëron qytetarët: Mos bini pre e mashtrimeve me SMS

0

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një rritje të rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS).

Sipas raportimeve, qytetarët po marrin mesazhe me linke të dyshimta, të cilat mund t’u japin mashtruesve qasje në llogaritë bankare dhe të dhëna personale, duke u shkaktuar humbje financiare.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Kujdes nga mashtrimi nëpërmjet SMS-ve

Prizren, 25 Shkurt 2025

Jemi duke vërejtur një rritje të ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë linke të dyshimta. Duke klikuar në këto linke, mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose në të dhëna tjera personale, me ç’rast nga llogaritë bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla.

Për t’i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla, bëjmë thirrje dhe apel që të merren parasysh këshillat e mëposhtme:

– Mos klikoni asnjë link të dyshuar që e pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
– Mos jepni të dhënat tuaja personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
– Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
– Raportoni rastin tek autoritetet përkatëse ose te banka juaj nëse keni dhënë informacione të ndjeshme, në mënyrë që të bllokohet transferimi i të hollave.

Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse policore.

Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve.

(Bashkangjitur, Policia ka publikuar një shembull të një mesazhi mashtrues që po qarkullon. Mos e hapni!)

Fajdexhinjtë në Prizren e detyruan viktimën të paguajë kamatë deri në 20 për qind

0

 

Në njoftim se arrestimi i të dyshuarve u bë pas një hetimi disa mujor.

Organi i akuzës bën të ditur se personat e dyshuar për fajde, e shfrytëzuan gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind.

“I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në deklarimin e Prokurorisë.

“Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar”.

“Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur”.

Aksioni u realizua nga Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO.

Marketing


 

Aksident në fshatin Kijevë të Malishevës, tre të lënduar

0
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur fshatin Kijevë të Malishevës, sot rreth orës 13:30.

 

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

Marketing


27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Qeveria themelon Këshillin Shtetëror

0
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:

 

  1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
  2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
  3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
  4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
  5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
  6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
  7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

Në komunikatën e dërguar për media më tej thuhet se me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Marketing


 

Aksion i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, cak fajdexhinjtë

0

Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, që kishte cak personat e dyshuar për përfshirje në veprat penale që lidhen me krimin e organizuar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në Prizren, ku janë bastisur disa lokacione, që rezultuan me të arrestuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë tutje me dije se personat që ranë në prangat e Policisë dyshohen për fajde, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer për një periudhë të caktuar.

Të njëjtit tashmë janë proceduar dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Qytetari nga Prizreni kuletën me 260 euro e dorëzon në polici

0
Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një kuletë në Stacionin Policor në Prizren të cilën e kishte gjetur në parkun e këtij qyteti.

 

Brenda saj kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.

Lajminn e bëri të ditur që nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

 

Përfaqësuesit e lagjes “Jeta e Re” në Prizren kërkojnë pastrimin e mbeturinave dhe më shumë përgjegjësi qytetare

0

Pamjet e mbeturinave të hedhura në hapësira publike sipas një reagimi të publikuar në faqen e lagjes në rrjetet sociale janë konsideruar alarmante dhe njëherësh është bërë thirrje për më shumë përgjegjësi qytetare.

“Ju lutemi të jemi më të kujdesshëm, dhe të bëhemi shembull për ruajtjen e mjedisit të  lagjes”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Përfaqësuesit e lagjes përmes këtij njoftimi kanë bërë të ditur se ky problem është adresuar te Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe se drejtori Çelë Lamaj është zotuar se së shpejti do të organizohet pastrimi i rrugës dhe trotuarit.

Komuna e Prizrenit merr masa për pastrimin e deponisë ilegale mes dy lagjeve

Edhe vetë drejtori Lamaj është shprehur se aksioni për pastrim do të zhvillohet gjatë ditës, raporton Telegrafi.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e lagjes kanë theksuar se tash e tutje kjo zonë dhe rrugët e tjera të lagjes do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga Policia dhe Inspektorati Komunal, dhe se kjo masë synon identifikimin e personave të papërgjegjshëm që ndotin mjedisin me hedhjen e mbeturinave në vende publike.

“Hedhja e mbeturinave në vende publike është e ndaluar me ligj”, thuhet në njoftimin, në të cilin nga banorët kërkohet më shumë kujdes dhe përgjegjësi për mjedisin e pastër. /Telegrafi/

Gjethe t’harrueme vjeshte

0

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
Gërrithat e fjalës notojnë mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrueme
Më vjen zani yt si za fyelli
Si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litar.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qa
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mle me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zojave të randa.

Sa e bukur asht jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

2021

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të marten parashikohet që moti të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga minus dy e deri në zero gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 7 e deri në 11 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

Marketing


“Vreshtarët” apo “Elektricistët” – Finalja e madhe e Kupës së Ligës së Parë luhet nesër në Rahovec

0

Të martën nga ora 19:00 në Rahovec zhvillohet finalja e Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.

Grapeland dhe KEKU përballen për trofeun shumë të rëndësishëm të kësaj gare, raporton PrizrenPress.

Grapeland në çerekfinale fituan Vushtrrisë 84:77 dhe në gjysmëfinale ndaj Kosovarit, 86:70, ndërkohë, KEKU ishte më e mirë në çerekfinale se New Basket 77:70, derisa në gjysmëfinale mundi Istogun 94:84.

Finalja zhvillohet në Rahovec, aty është zhvilluar turneu i kësaj gare./PrizrenPress.com/