Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
Gërrithat e fjalës notojnë mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrueme
Më vjen zani yt si za fyelli
Si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litar.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qa
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mle me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zojave të randa.

Sa e bukur asht jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

2021

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit