18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 187

Nesër derbi i vjetër Liria-Vëllaznimi, priten afro 6 mijë tifozë në Prizren

0

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren do të jetë skena e njërit prej derbive më të mëdha të futbollit kosovar, ku nesër në ora 13:00 do të përballen Liria dhe Vëllaznimi.

Ky duel historik pritet të mbledhë afro 6 mijë tifozë, duke përfshirë mbështetësit e zjarrtë të të dyja skuadrave, raporton PrizrenPress. Tensionet e mëparshme mes dy klubeve e kanë shtuar edhe më shumë emocionin e kësaj përballjeje, e cila pritet të sjellë një atmosferë të ndezur në tribuna dhe një sfidë të fortë në fushë.

Tifozët e Lirisë janë mobilizuar për të mbështetur ekipin vendas, ndërsa edhe “Kuqezinjtë e Jakovës” do të jenë të pranishëm për të përkrahur Vëllaznimin. Përballja mes këtyre dy skuadrave është një nga më të rëndësishmet në futbollin kosovar, duke garantuar spektakël dhe rivalitet të fortë./PrizrenPress.com/

Fillojnë matjet për projektin e kullës Vuçitërrna në Rahovec

0

Kanë filluar matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thotë se ky objekt është aset i trashëgimisë kulturore.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren vazhdon me përkushtim angazhimin në mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në rajonin tonë. Aktualisht, ekipi ynë po realizon matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje”, tregon Hoxha.

“Kjo nismë është pjesë e planit të punës për vitin 2025 në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për dokumentimin, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore”.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1001493048539917

Hedhja e mbeturinave në Suharekë, Muharremaj bën thirrje për përgjegjësi

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar lidhur me rastin e hedhjes së mbeturinave në hapësira publike, duke e cilësuar këtë veprim si të turpshëm dhe të dënueshëm.

Sipas tij rasti është hasur tek ura, në rrugën e cila e lidhë lagjen e Bajraktarëve me rrugën unazore në Suharekë.

Muharremaj ka bërë thirrje që personi përgjegjës për këtë veprim ta pastrojë këtë zonë.

“Ai i cili e ka bërë këtë vepër duhet ta pastrojë vendin. Ndryshe do të ballafaqohet me ligjin”, është shprehur Muharremaj.

Në të njëjtën kohë ka ftuar qytetarët që të jenë vigjilentë dhe ti raportojnë rastet e tilla tek organet komunale.

“E di dhe e kuptoj se edhe ju e dënoni këtë akt, andaj kudo që i shihni këta persona të papërgjegjshëm, i fotografoni dhe e njoftoni Drejtorinë e Inspeksionit në komunën tonë”,  ka deklaruar Muharremaj.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

 

Veprim i rrallë, por i bukur: Arpagjik’t e vegjël mbështesin vashat e Bashkimit

0

Vashat e Bashkimit mbrëmë nuk ishin të vetme në gjysmëfinalen e dytë të Kupës ndaj Junior 06.

Prej tribunave të palestrës “Mizahir Isma” në Rahovec morën përkrahje nga “Arpagjikt” e vegjël.

Ata nuk u ndalën për asnjë moment, teksa krijuan atmosferë mjaft të mirë.

Dashuria për ngjyrat e klubit të qytetit nis nga fëmijëria.

Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Pas procesit të numërimit dhe verifikimit që është zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ ka publikuar platformën elektronike https://rezultatet2025.net në të cilën janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë platform do të publikohen edhe rezultatet nga vendvotimet e mbetura.

Po ashtu, me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve.

Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfudimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së.

Nesër finalja e madhe për femra: Bashkimi dhe Prishtina në duelin vendimtar për Kupën

0

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll për femra do të zhvillohet këtë të diel në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, me fillim nga ora 14:30. KBF Bashkimi dhe KBF Prishtina do të përballen për trofeun, pas fitoreve të tyre në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, KBF Bashkimi shënoi një fitore bindëse ndaj KBF Junior 06 Moni Bau me rezultat 95:76, ndërsa KBF Prishtina triumfoi në një ndeshje dramatike ndaj KBF Penzës me rezultat 77:74.

52 aksidente trafiku vetëm dje në Kosovë

0

Po në këtë vazhdë kohore, policia shqiptoi 2176 gjoba trafiku.U arrestuan po ashtu 19 persona, 14 u dërguan në mbajtje, dhe dy të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.

 

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

0
Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

 

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do lëvizin nga -10 deri në 5 gradë Celsius.

“Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e  IHMK-së.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

Desku: Nga shkolla Normale e Prizrenit kanë dalë mësues të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm

0
Autori i librit “Monografia e Prizrenit”, Cen Desku i ftuar në emisionin “N’PULT” ka deklaruar se shumica e nxënësve të diplomuar në Shkollën Normale të Prizrenit kanë dalë mësues.

Sipas tij, ata kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shkollat e Kosovës.

“5 vite ka qenë Normalja, ne i kemi kry pesë vite dhe kemi dalë në arsim. Dikush ka vazhdu studimet në drejtime të ndryshme, po shumica kanë dlë mësues dhe kanë qenë kontribues të jashtëzakonshëm në shkollat ku kanë punu”, tha Desku./TV Arbëria./

 

Ballkani ndahet baras me Feronikelin ‘74

0

Ballkani është ndalur në barazim 1-1 në përballje me Feronikelin ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë ndalur në shtëpi nga drenicasit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së premtes, duke shkuar në dy ndeshje pa fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit që krijuan më shumë raste dhe arritën ta gjejnë golin e barazimit, por jo më shumë. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Valery Stepanenko, i cili shënoi autogol për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas këtij barazimi, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i fundit me 11 pikë.