10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ballkani ndahet baras me Feronikelin ‘74

Ballkani është ndalur në barazim 1-1 në përballje me Feronikelin ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë ndalur në shtëpi nga drenicasit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së premtes, duke shkuar në dy ndeshje pa fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit që krijuan më shumë raste dhe arritën ta gjejnë golin e barazimit, por jo më shumë. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Valery Stepanenko, i cili shënoi autogol për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Pas këtij barazimi, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i fundit me 11 pikë.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Lajmet e Fundit