22.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 199

Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur

0

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur.

Sipas pamjeve të publikuar nga televizioni Besa, shihet se në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Derisa po sot, në Carralevë ndodhi një aksident me fatalitet, ku humbi jetën mjeku nga Suhareka Jetmir Gashi.

Në aksident ishin të përfshirë, një veturë e një autobus.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/669854102389111

Super finale me super spektakël, triumfon Trepça

0

Trepça për herë katërt ka fituar Kupën e Kosovës, apo për herë të tetë në histori të klubit.

Në një super finale në Prishtinë, që ishte spektakël i basketbollit, mitrovicasit fituan ndaj Bashkimit me rezultat 85:79 (24:22, 18:19, 21:19, 22:19).

Trofeun e dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

MVP i finales u shpall Mikaile Tmusiq, çmim që u nda nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Medaljet e argjendta i ndan Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Medaljet e arta i kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe anëtarja e Bordit të FBK-së, Linda Shala./PrizrenPress.com/

Aksident me fatalitet në Carralevë

0
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë.

 

Rastin për PrizrenPress  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje.
Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

“Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar”, theksoi ai.

Kliko linkun:Facebook

Rahoveci dhe DEMOS nënshkruajnë memorandum për qeverisje më të hapur dhe transparente

0

Sot, Komuna e Rahovecit dhe DEMOS kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të përmirësuar transparencën buxhetore dhe për të mundësuar përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset e qeverisjes lokale.

Sipas komunikatës së Komunës, ky partneritet do të ndihmojë në planifikimin e hershëm buxhetor, konsultimet publike dhe përdorimin e platformave digjitale.

Në përfundim të nënshkrimit, Komuna e Rahovecit ka falënderuar DEMOS-in për mbështetje në krijimin e një qeverisjeje më të hapur dhe më efikase për qytetarët e Rahovecit./PrizrenPress.com/

Kemajl Gegollaj: Nuk u talla me partinë time

0
(I plotësuar) Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhde të Hasit, Kemajl Gigollaj, ka sqaruar se postimi i tij në rrjetet sociale nuk kishte për qëllim talljen me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij.

“Nuk tallem me partinë time. Unë e vlerësoj në piedestal Lidhjen Demokratike të Kosovës, liderin e saj, z. Abdixhiku, dhe të gjithë anëtarët e saj. Ata janë të veçantë dhe të pashoq, andaj jam krenar që jam pjesë e këtij subjekti politik dhe po udhëtoj bashkë me ta”, sqaron Gigollaj.

Ai theksoi se postimi i tij ishte një shaka me miqtë dhe shoqërinë e tij në Facebook.

“Ne duhet të jemi të tillë në jetën e përditshme, të qeshim dhe të kalojmë momente të këndshme”.

Në fund, Gigollaj kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve, duke theksuar se asnjëherë nuk kishte pasur qëllim ofendimin e partisë së tij.


Kryetari i nëndegës së LDK-së në Lubizhdë të Hasit tallet me rezultatin e zgjedhjeve të partisë së tij
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka tallur partinë e vet.
Por, kjo ka ndodhur ani pse ai ka humbur në nëndegën ku ai është kryetar.
Më poshtë postimi dhe rezultati i zgjedhjeve në nëndegën e tij./Gazeta Blic/

Kliko linkun: Facebook

Suhareka eliminohet nga Kupa pas humbjes në Prishtinë

0

Prishtina ka mposhtur Suharekën me rezultat 4-0 në “Fadil Vokrri”, duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Axel Gnapi dhe Ardian Muja shënuan në pjesën e parë, ndërsa Dion Gallapeni vulosi fitoren me dy gola në fund.

Me këtë rezultat, Suhareka përfundon garën, ndërsa Prishtina vijon rrugëtimin drejt trofeut të nëntë, përcjell PrizrenPress.

Shfaqja ‘Krejona’ jepet sonte në Teatrin e Prizrenit ‘Bekim Fehmiu’

0

Shfaqja “KREJONA” me tekst dhe regji të Kaltrim Balaj do të jepet sonte në teatrin e qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje trajton lirinë e shprehjes dhe fuqinë e emrit si medium proteste, revolte dhe mënyrë e të shprehurit në shoqërinë shqiptare të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90. Në një periudhë të mbushur me tensione politike dhe shoqërore, emri bëhet një simbol identiteti, qëndrese dhe sfide ndaj shtypjes. Krejona sjell në skenë historitë, ndjenjat dhe betejat e një populli për të ruajtur të drejtën për të folur, për të protestuar dhe për të ekzistuar.

Në shfaqjë luajnë: Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina dhe Alban Çela. Ndërsa instrumentist në piano dhe kontrabas: Lulzim Lushtaku.

Shfaqja “Krejona” jepet më 12 dhe 13 shkurt 2025, në ora 20:00.

Malisheva kalon në çerekfinale të Kupës

0

Malisheva siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Dinamo Ferizajn 2-0 në udhëtim.

Golat e fitores u shënuan nga Arlind Veliu në minutën e 31-të dhe Drilon Hazrollaj në minutën e 40-të, raporton PrizrenPress.

21-vjeçari nga Stambolli forcon mbrojtjen e Prizrenit

0

FC Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë turk, Barkin Yigit, duke e konsideruar një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv, përcjell PrizrenPress.

“Mbrojtësi i majtë është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë, duke sjellë cilësi dhe përvojë në repartin defensiv. Më parë, Barkin ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si Galatasaray dhe Basaksehir, dhe tani është gati të japë kontributin e tij për sukseset e FC Prizrenit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari 21-vjeçar nga Stambolli pritet të ndihmojë FC Prizrenin në objektivat e tij./PrizrenPress.com/

Kërkesa e madhe për bileta, zgjidhja: Ekran gjigant në Shatërvan

0

Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës, ku Trepça dhe Bashkimi do të ndeshen për trofeun e parë të vitit në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës si organizatore kryesore ndau nga 750 bileta për secilën skuadër, ndërsa shitjen e tyre e organizuan klubet përkatëse. Por, kërkesa e madhe për bileta ka bërë që skuadrat të mendojnë edhe për zgjidhje alternative për të tjerët që dëshirojnë ta ndjekin duelin final të Kupës.

Kështu, KB Bashkimi ka bërë të ditur në mëngjesin e sotëm se do të montojë ekran të madh në qendër të qytetit të Prizrenit, në sheshin Shadërvam, ku rreth 500 ulëse do të vendosen për të gjithë të interesuarit për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës, të cilën klubi e quan “historike”!

Ndeshja Trepça – Bashkimi nis prej orës 19:00 sonte. Njëjtë, të dyja ekipet kanë bërë të ditura se i janë shitur të gjitha biletat në dispozicion, edhe ato në tribuna (350) edhe ato VIP.